SHIHOR-LIBNATI
Sipas Eusebit dhe Jeronimit, fillimisht Shihor-Libnat ishte emri i dy vendeve: Shihor dhe Labanat. Megjithatë, duket se Shihor-Libnati ishte një lumë në kufirin e Asherit. (Js 19:24-26) Disa gjeografë e lidhin me Nahr-ez-Zerkën (Nahal-Taninimin), i cili derdhet në Mesdhe rreth 10 km në jug të Dorit.