BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • it “Shefelahu”
  • Shefelahu

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Shefelahu
  • Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Material i ngjashëm
  • Mësime praktike nga Toka e Premtuar
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1996
  • Juda
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Gederi
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Beth-Dagoni
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
Shih më tepër
Gjykim i thellë nga Shkrimet
it “Shefelahu”

SHEFELAHU

[ultësirë].

Emër i përdorur zakonisht për rajonin me kodrina mes vargmalit qendror të Palestinës dhe rrafshinave bregdetare të Filistisë. (Lp 1:7; Js 9:1; 10:40; 11:2; 12:8; Gjy 1:9; 2Kr 28:18; Ab 19; Za 7:7) Shefelahu ishte një nga rajonet e territorit që iu caktua Judës. (Js 15:33-44) Edhe pse arrin një lartësi rreth 450 m, është ‘ultësirë’ (krahaso Jr 17:26; 32:44; 33:13 ku thuhet shefeláh në tekstin hebraik) në krahasim me vargmalin qendror shumë më të lartë. ‘Shefelahu’ kufizohej në jug me Negebin (Gjy 1:9) dhe në veri me «rajonin malor të Izraelit» (përtej ultësirës së Ajalonit).​—Js 11:16.

Në këtë rajon, luginat që ndanin kodrat e valëzuara rrëzë maleve shërbenin si rrugë natyrore për të shkuar nga lindja në perëndim. Shefelahu është vend pjellor ku mbizotëron klima e butë. Në lashtësi, rajoni ishte i famshëm për fiqtë e shumtë të Egjiptit dhe ullishtat. Atje kishte edhe kullota të mira për bagëtitë.​—1Mb 10:27; 1Kr 27:28; 2Kr 1:15; 9:27; 26:10.

Shefelahu që përmendet bashkë me «rajonin malor të Izraelit» (Js 11:16) ndoshta është rajoni kodrinor mes maleve të Samarisë dhe rrafshinës së Sharonit. Kjo zonë është më e ngushtë dhe me kufij më pak të qartë sesa Shefelahu i Judës. Nuk ka arsye për ta parë si gabim kronologjik dallimin mes Judës dhe Izraelit në kapitullin e 11-të të Josiut (shih vrg. 21). Një shënim në një komentar nga K. F. Kajli dhe F. Deliçi thotë: «Ky dallim . . . mund të shpjegohet lehtë edhe nga rrethanat që ekzistonin në epokën e Josiut. Juda dhe fisi dysh i Jozefit (Efraimi dhe Manaseu) e morën trashëgiminë e tyre me short para gjithë të tjerëve. Mirëpo, ndërkohë që fisi i Judës shkonte drejt territorit që i ishte caktuar në jug, tërë fiset e tjera mbetën në Gilgal; madje edhe në një periudhë të mëvonshme, kur Efraimi dhe Manaseu ishin në zotërimet e tyre, mbarë Izraeli, me përjashtim të Judës, fushonte ende në Shiloh. Për më tepër, dy pjesët e kombit i ndante territori që iu caktua më pas fisit të Beniaminit, por që asokohe ishte pa zot. E veç kësaj, altari, tabernakulli dhe arka e besëlidhjes ndodheshin mes Jozefit dhe fiseve të tjera që ishin ende të mbledhura në Shiloh.»​—Commentary on the Old Testament, 1973, vëll. II, Josiu, f. 124, 125.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo