BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • it “Shebna(hu)”
  • Shebna(hu)

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Shebna(hu)
  • Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Material i ngjashëm
  • Abuzimi me autoritetin çon në humbjen e tij
    Jeta dhe shërbimi ynë i krishterë—Fletëstudimi për mbledhje—2016
  • Eliakimi
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Mësime rreth jobesnikërisë
    Profecitë e Isaisë—Dritë për gjithë njerëzimin I
  • Disiplina—Dëshmi e dashurisë së Perëndisë
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait (Për studim)—2018
Shih më tepër
Gjykim i thellë nga Shkrimet
it “Shebna(hu)”

SHEBNA(HU)

[ndoshta formë e shkurtuar e emrit Shebaniah].

Zyrtar i mbretit Hezekia. Për njëfarë kohe, Shebna kishte qenë ‘kujdestar i shtëpisë’, me sa duket i asaj të Hezekisë, një pozitë mjaft e rëndësishme. Megjithatë, Jehovai e urdhëroi Isainë ta dënonte Shebnën, duke profetizuar se do ta ‘hiqte nga pozita’, siç duket për shkak të krenarisë dhe ambicies që tregoi duke ndërtuar një varr madhështor për vete. Petku i tij, rripi dhe autoriteti, bashkë me «çelësin e shtëpisë së Davidit» iu dhanë ‘shërbëtorit të Perëndisë, Eliakimit’.​—Is 22:15-24.

Megjithatë, Shebnës nuk iu hoqën të gjitha privilegjet, pasi kur Senakeribi kërcënoi Jerusalemin në vitin 732 p.e.s. dhe kujdestar i shtëpisë ishte bërë Eliakimi, Shebna ishte sekretari i mbretit që shkoi me Eliakimin dhe regjistruesin për të folur me rabshakehun. Me rroba të shqyera, ata i thanë Hezekisë çfarë kishin dëgjuar dhe ai i nisi tek Isaia që të pyesnin Jehovain.​—2Mb 18:18–19:7; Is 36:3–37:7.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo