SHALISHA
‘Vend’ ose krahinë që e përshkoi Sauli kur po kërkonte gomaricat e babait të tij. (1Sa 9:3, 4) Ka të ngjarë të ishte zona ku ndodhej Baal-Shalisha. (2Mb 4:42) Mendohet se vendndodhja e Baal-Shalishës është Kafr-Thulthi, afro 20 km në veriperëndim të Gilgalit.—Shih BAAL-SHALISHA.