BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • it “Seba”
  • Seba

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Seba
  • Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Material i ngjashëm
  • Sabeatitët
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Kushi
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Etiopia
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Nili
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
Shih më tepër
Gjykim i thellë nga Shkrimet
it “Seba”

SEBA

1. Një nga gjashtë bijtë e Kushit.​—Zn 10:7, 8; 1Kr 1:9, 10.

2. Vend në Afrikën Lindore. Tek Isaia 43:3 thuhet se Seba bashkë me Egjiptin dhe Etiopinë (Kushin) do të jepeshin si shpërblesë në vend të Jakobit. Një renditje të ngjashme gjejmë edhe tek Isaia 45:14, vetëm se në vend të «Sebës» përdoret fjala «sabeatitët», që tregon se banorët e Sebës quheshin sabeatitë. Këto vargje na bëjnë të mendojmë se Seba kufizohej me Etiopinë ose përfshihej në të. Këtë e mbështet edhe historiani Jozef, i cili thotë se emri «Saba» përdorej për qytetin e Meroes buzë Nilit dhe për rajonin e madh (ishulli i Meroes) mes lumenjve të Nilit, Nilit të Kaltër dhe Atbarës. (Antikitete judaike, II, 249 [x, 2]) Përshkrimin e sabeatitëve si «burra shtatlartë» (Is 45:14) e përkrah edhe Herodoti (III, 20), i cili i paraqit etiopasit si «burrat më shtatlartë e më të pashëm nga të gjithë».​—Shih KUSHI nr. 1 dhe nr. 2.

Për një kohë të gjatë, Meroeja ishte qendër e rëndësishme tregtare. Në Psalmin 72 përmenden disa vende të largëta, për të treguar ç’pushtet dhe ç’ndikim do të kishte Mbreti që do të caktonte Jehovai. Në të Seba dhe Sheba renditen si vende, mbretërit e të cilave do sillnin një dhuratë.​—Ps 72:10; Jo 3:8.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo