BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • it “Skevi”
  • Skevi

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Skevi
  • Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Material i ngjashëm
  • ‘Fjala e Jehovait përhapej e triumfonte’, pavarësisht nga kundërshtimi
    ‘Të japim dëshmi të plotë’ për Mbretërinë e Perëndisë
  • Pavli
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
Gjykim i thellë nga Shkrimet
it “Skevi”

SKEVI

Jude që ishte «kreu i priftërinjve». Shtatë bijtë e tij ishin mes disa judenjve «që endeshin nga një vend në tjetrin, e që merreshin me dëbimin e demonëve». Njëherë, në qytetin e Efesit, ata u përpoqën të nxirrnin një demon duke thënë: ‘Të urdhëroj solemnisht për Jezuin, të cilin predikon Pavli.’ Fryma e ligë ua ktheu: «Jezuin e di se kush është dhe Pavlin e njoh. Po ju, kush jeni?» Njeriu që kishte frymën iu vërsul shtatë bijve të Skevit dhe i nxori nga shtëpia të zhveshur e me plagë. Kjo bëri që emri i Zotërisë të madhërohej dhe shumë t’ia vinin veshin lajmit të mirë që predikonte Pavli.​—Ve 19:13-20.

Në Shkrime nuk përmendet ndonjë prift tjetër jude me emrin Skev. Prandaj ky emër mund të ketë qenë emri latin i një prifti, që në ndonjë vend tjetër mund të jetë shfaqur me emrin hebraik.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo