BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • it “Sabeatitët”
  • Sabeatitët

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Sabeatitët
  • Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Material i ngjashëm
  • Seba
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Sheba
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Një vizitë që pati shumë shpërblime
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1999
  • Uzi
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
Shih më tepër
Gjykim i thellë nga Shkrimet
it “Sabeatitët”

SABEATITËT

1. Emri i një bande kusarësh që sulmuan pronat e Jobit nga Uzi. Këta sabeatitë grabitën qetë e gomaricat e Jobit dhe vranë shërbëtorët e tij. (Jb 1:14, 15) Jobi përmend edhe «shtegtarët sabeatitë».​—Jb 6:19.

Është e vështirë të përcaktohet tamam se cilët ishin këta sabeatitë, sepse mund të kenë qenë pasardhës të burrave të ndryshëm me emrin Sheba. Jokshani, biri i Abrahamit, kishte një djalë me emrin Sheba (Zn 25:1-3), dhe nuk përjashtohet mundësia që grabitësit sabeatitë ta kenë pasur origjinën nga ai. Mirëpo, studiuesit në përgjithësi mendojnë se sabeatitët e kishin prejardhjen nga Sheba, pasardhës i Kamit nëpërmjet Kushit (Zn 10:6, 7) ose nga Sheba, biri i Joktanit, pasardhës i Semit.​—Zn 10:21-29.

2. Një popullsi shtatlartë e përmendur tek Isaia 45:14 që, bashkë me punëtorët e Egjiptit dhe tregtarët e Etiopisë, do të pranonin Jehovain dhe popullin e tij. Edhe Isaia 43:3 e lidh Egjiptin me Etiopinë por, në vend të fjalës «sabeatitë» përdor fjalën «Seba», duke treguar kështu se burrat e Sebës quheshin sabeatitë.​—Shih SEBA nr. 2.

3. Pasardhës të Shebës (nuk dihet me siguri nëse vinin nga Semi apo nga Kami) që duket se themeluan një mbretëri në skajin jugperëndimor të Gadishullit Arabik. Ka shumë të ngjarë që mbretëresha e Shebës që vizitoi Solomonin të ketë qenë nga ai vend. (1Mb 10:1) Burime jobiblike shpesh e konsiderojnë popullsinë e asaj mbretërie si sabeatite dhe ka mundësi që edhe Bibla bën të njëjtën gjë.​—Shih SHEBA nr. 6.

Në disa përkthime (KJ, Yg, Da), tek Ezekieli 23:42 lexojmë «sabeatitë», një shpjegim i shënimit anësor të Biblës hebraike. Mirëpo, në tekstin kryesor është «pijanecë» ose «të dehur», prandaj edhe përkthimet e sotme shpesh e bëjnë kështu.​—Ro, BR, Dio, AS, RS.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo