BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • it “Brinjët”
  • Brinjët

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Brinjët
  • Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Material i ngjashëm
  • Burri dhe gruaja e parë
    Libri im i tregimeve biblike
  • Krijimi i burrit dhe gruas së parë
    Të mësojmë nga historitë e Biblës
  • Burri dhe gruaja u bënë për njëri-tjetrin
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2007
  • Eva
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
Shih më tepër
Gjykim i thellë nga Shkrimet
it “Brinjët”

BRINJËT

Kocka të gjata, hollake e të lakuara që mbyllin zgavrën e kraharorit. Trupi i njeriut ka 24 brinjë të ndara në 12 çifte. Ato formojnë një kafaz që mbron zemrën dhe mushkëritë. Gjaku prodhohet në palcën e kockave të brinjëve.

Kur krijoi gruan, Perëndia nuk e bëri nga pluhuri i tokës, siç kishte bërë Adamin, domethënë nuk e bëri më vete dhe të ndryshme. Ai mori një brinjë nga burri dhe bëri me të gruan, Evën, një plotësim të përsosur për Adamin. (Zn 2:21, 22) Megjithatë, Adami mbeti një njeri i përsosur, tani i bashkuar me gruan e tij si ‘kockë e kockave të tij dhe mish i mishit të tij’. (Zn 2:23; Lp 32:4) Kjo ndërhyrje nuk i çrregulloi qelizat riprodhuese të Adamit sa të ndikonte te struktura kockore e fëmijëve të tij, meshkuj apo femra. Si mashkulli, edhe femra kanë 24 brinjë.

Është interesante të përmendet se një brinjë që hiqet, rritet përsëri, ripërtërihet, nëse mbetet periosti (cipë fijore që mbështjell gjithë kockën). Tregimi nuk thotë nëse Perëndia Jehova ndoqi këtë procedurë apo jo. Megjithatë, si Krijuesi i njeriut, Perëndia e njihte mirë këtë veçanti të kockës së brinjëve.

Fjala «brinjë» del përsëri në Bibël në vegimin që Perëndia i dha Danielit gjatë sundimit të mbretit Belshazar të Babilonisë. Në fillim iu shfaq në vegim bisha e parë që paraqiste dinastinë e mbretërve babilonas, pastaj një bishë tjetër që i ngjante ariut e që paraqiste ‘mbretin’ pasues, domethënë dinastinë e sundimtarëve botërorë medo-persë. Kjo bishë ngjashëm ariut kishte tri brinjë në gojë, që mund të tregojnë se ‘mbreti’ që simbolizohej nga ariu korri fitore në tri drejtime, siç bëri në fakt Medo-Persia. Përderisa në Shkrime numri tre përdoret si simbol i intensitetit ose i theksimit, tri brinjët mund të theksojnë gjithashtu makutërinë e kësaj bishe simbolike për territore.​—Dn 7:5, 17; shih BISHAT SIMBOLIKE.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo