BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • it “Rabahu” nr. 1 ¶1-nr. 2 ¶1
  • Rabahu

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Rabahu
  • Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Material i ngjashëm
  • Abel-Keramimi
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Amonitët
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Joabi
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Amonitët: një popull që e shpërbleu dashamirësinë me armiqësi
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1995
Shih më tepër
Gjykim i thellë nga Shkrimet
it “Rabahu” nr. 1 ¶1-nr. 2 ¶1

RABAHU

[i shumtë; i bollshëm].

1. Një qytet në skajin perëndimor të mbretërisë së lashtë të Amonit pasi amoritët i kishin rrëmbyer një pjesë të territorit. Rabahu është i vetmi qytet i mbretërisë amonite që përmendet në Bibël, ndaj mendohet se mund të ishte kryeqyteti i vendit. Ndodhej afro 37 km në lindje të Jordanit. Qyteti shtrihej pranë një degëzimi të Jabokut të sipërm, pra gjendej në trevë mjaft pjellore. Veç kësaj, ishte një hallkë e rëndësishme në rrugën tregtare nga Damasku për në Arabi.

‘Rabahu, qyteti i bijve të Amonit’ (Rabbáth benéh ʽAmmóhn) përmendet për herë të parë në Bibël si vendi ku ndodhej vigu prej hekuri i Ogut, mbretit të Bashanit. (Lp 3:11) Kur izraelitët hynë në Tokën e Premtuar, fisi i Gadit mori tokën e amoritëve (dikur, me sa duket, pronë e Amonit) «deri në Aroer, që gjendet përballë [ndoshta në verilindje të] Rabahut».​—Js 13:25.

Pushtohet nga Davidi. Qyteti përmendet sërish në rastin e luftës që shpërtheu pasi Hanuni, mbreti i Amonit, poshtëroi lajmëtarët e Davidit. (2Sa 10:1-19; 1Kr 19:1-19) Joabi dhe trupat e tij luftuan kundër sirianëve që amonitët i kishin marrë si mercenarë, kurse izraelitët nën komandën e Abishait dolën kundër amonitëve «në hyrje të qytetit», pra të Rabahut. (1Kr 19:9) Kur sirianët u mundën, amonitët u tërhoqën në qytet. Pranverën tjetër, Joabi dhe ushtria e tij rrethuan Rabahun. Gjatë asaj fushate, Davidi ndodhej në Jerusalem dhe mëkatoi me Betshebën. Mbreti e ktheu në fushën e betejës bashkëshortin e saj, hititin Uriah, dhe atje, sipas udhëzimeve të Davidit, e vunë në ballë të luftës. Kur disa amonitë u hodhën në sulm nga Rabahu, luftimet e çuan Uriahun aq afër mureve, sa një harkëtar e qëlloi nga lart dhe e vrau.​—2Sa 11:1-25; 1Kr 20:1.

Përfundimisht, Joabi pati sukses në luftën kundër Rabahut dhe madje mori «qytetin e ujërave». (2Sa 12:27) Pastaj njoftoi Davidin si qëndronte situata, me qëllim që mbreti të shkonte dhe ta pushtonte krejt qytetin, e kështu të merrte meritën për pushtimin e Rabahut. Pra, siç duket, Joabi kishte marrë veç një pjesë të qytetit. Shprehja ‘qyteti i ujërave’ ndoshta përdorej për një pjesë të qytetit buzë lumit, për ta dalluar nga ndonjë pjesë tjetër e qytetit; ose ndoshta nënkuptonte që shtiu në dorë rezervën kryesore të ujit të qytetit.​—2Sa 12:26-28.

Davidi shkoi, pushtoi gjithë Rabahun dhe «plaçka që mori nga qyteti ishte shumë e madhe». (2Sa 12:29-31; 1Kr 20:2, 3) Më vonë amonitët u bënë prapë të pavarur. Në shekullin e nëntë p.e.s., Amosi paratha se amonitët i priste gjykimi dhe përmendi në veçanti se Rabahut do t’i vihej flaka. (Am 1:13, 14) Edhe Jeremia dhe Ezekieli shpallën mesazhe kundër Rabahut. Siç tregohet në zërin AMONITËT, ato profeci me sa duket u përmbushën në epokën e Nabukodonosorit.​—Jr 49:2, 3; Ezk 21:19-23; 25:5.

Në shekullin e tretë p.e.s., Ptoleme Filadelfi rindërtoi Rabahun dhe ia vuri emrin Filadelfia. Më vonë, Filadelfia bënte pjesë në qytetet e Dekapolit dhe duket se ishte një qytet goxha i begatë dhe i fuqishëm. Sot atje ndodhet qyteti i Amanit plot me rrënoja të lashtësisë​—mes të cilave edhe një amfiteatër gjigant—​që datojnë kryesisht nga epoka romake.

2. Një nga qytetet që iu dha fisit të Judës kur u nda territori. Vendndodhja e saktë nuk dihet. Te Josiu 15:60 përmendet bashkë me Kiriat-Jearimin, që ndodhej në rajonin kodrinor të Judës, 13 km në perëndim-veriperëndim të Jerusalemit.

[Figura në botimin e shtypur]

Rrënoja në Aman, vendndodhja e Rabahut të Amonit në lashtësi dhe më vonë e Filadelfias së Dekapolit

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo