LUGINA E PËRROIT TË PLEPAVE
Tek Isaia 15:7, profeti përshkruan arratisjen e moabitëve që ia mbathin bashkë me të mirat e tyre dhe kalojnë matanë «luginës së përroit të plepave». Nëse ia mbathën drejt jugut, siç duket se ka ndodhur, kjo luginë përroi ndoshta përkon me «luginën e përroit të Zeredit» (Nu 21:12; Lp 2:13), e cila shënonte kufirin mes Moabit dhe Edomit në jug. Në përgjithësi mendohet se lugina e përroit të Zeredit është Vadi-el-Hasaʼ, që derdhet në skajin jugor të Detit të Vdekur. Rrjedha e tij e poshtme kalon nëpër një rrafshinë të vogël që vende-vende është disi moçalore, prandaj mund të ketë qenë e përshtatshme për rritjen e plepave.—Shih LUGINA E PËRROIT TË ZEREDIT.