BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • it “Pibeseti”
  • Pibeseti

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Pibeseti
  • Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Material i ngjashëm
  • Shishaku
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Tafnesi, Tefnesi
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Egjipti, egjiptianët
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Reliev i lashtë egjiptian që vërteton një ngjarje të Biblës
    Tema të tjera
Shih më tepër
Gjykim i thellë nga Shkrimet
it “Pibeseti”

PIBESETI

[nga gjuha egjipt., që do të thotë «shtëpi e (perëndeshës) Bastetit»].

Qytet që përmendet bashkë me Onin (Heliopolin) tek Ezekieli 30:17, në një profeci kundër Egjiptit. Në përkthimin e Septuagintës ky varg e lidh Pibesetin me Bubastin, një qytet i lashtë në zonën e deltës, rrënojat e të cilit gjenden në Tell-Basta, rreth 70 km në veri-verilindje të Kajros, pranë qytetit të sotëm të Zagazigut. Emri i qytetit të lashtë që shfaqet në mbishkrimet egjiptiane, tregon një ngjashmëri të qartë me emrin hebraik Pibeset.

Pibeseti ose Bubasti ishte qendra e adhurimit të perëndeshës Bastet, ose Basti, një perëndeshë e paraqitur shpesh me kokë maceje. Prania e një varreze të madhe macesh pranë qytetit dëshmon se aty mbizotëronte adhurimi i saj. Çdo vit mbahej një festë për nder të Bastetit, ku mblidheshin mijëra adhurues nga i gjithë vendi.

Ndonëse Pibeseti ishte kryeqyteti i nomit (krahinës) të 18-të në Egjiptin e Poshtëm, ai e arriti kulmin e vet politik gjatë periudhës së sundimit të mbretërve libianë në Egjipt, duke nisur nga faraoni Shishak, bashkëkohës i Solomonit dhe Rehoboamit. (1Mb 11:40; 14:25, 26) Pibeseti ishte një qytet mbretëror i Shishakut. Profecia e Ezekielit flet për pushtimin e Egjiptit nga babilonasit, kur Pibeseti do të pushtohej. Më vonë, qyteti u shkatërrua nga persët, kurse sot në atë vend të lashtë kanë mbetur vetëm rrënojat.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo