BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • it “Pekahu”
  • Pekahu

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Pekahu
  • Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Material i ngjashëm
  • Rezini
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Maher-Shalal-Hash-Bazi
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Tiglath-Pileseri (III)
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Remaliahu
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
Shih më tepër
Gjykim i thellë nga Shkrimet
it “Pekahu”

PEKAHU

[nga rrënja e fjalës që do të thotë «hap»].

Mbret i Izraelit për 20 vjet. E filloi mbretërimin rreth vitit 778 p.e.s. dhe mbretëroi në një kohë me Azariahun (Uziahun), Jotamin dhe Akazin, mbretër të Judës. Më parë, Pekahu kish shërbyer si adjutant i Pekahiahut, mbretit të Izraelit. Mirëpo, vitin e 52-të të mbretërimit të Uziahut, Pekahu, biri i Remaliahut, vrau Pekahiahun me ndihmën e 50 burrave të Galaadit dhe uzurpoi fronin e Izraelit në Samari. (2Mb 15:25, 27) Gjatë mbretërimit të Pekahut vazhdoi kulti idhujtar i viçit. (2Mb 15:28) Gjithashtu, ky mbret lidhi aleancë me Rezinin, mbretin e Sirisë. Nga fundi i mbretërimit të Jotamit në Judë (që kishte nisur vitin e 2-të të mbretërimit të Pekahut), Pekahu dhe Rezini e futën në telashe Judën.​—2Mb 15:32, 37, 38.

Pasi Akazi, biri i Jotamit, nisi mbretërimin vitin e 17-të të mbretërimit të Pekahut, Rezini dhe Pekahu pushtuan Judën me synimin që ta rrëzonin nga froni Akazin dhe të bënin mbret birin e Tabelit. Ata nuk arritën ta shtinin në dorë Jerusalemin (2Mb 16:1, 5; Is 7:1-7), megjithatë Juda pësoi humbje të mëdha. Pekahu vrau në një ditë 120.000 trima nga Juda. Gjithashtu, ushtria izraelite mori 200.000 robër judenj. Sidoqoftë, robërit u kthyen në Judë sipas këshillës që dha profeti Oded, i mbështetur nga disa burra me pozitë nga Efraimi.​—2Kr 28:6, 8-15.

Megjithëse profeti Isaia e siguroi se aleanca siro-izraelite nuk do ta rrëzonte dot nga froni (Is 7:6, 7), Akazi besëpakë i dha ryshfet mbretit të Asirisë, Tiglath-Pileserit III, që t’i shkonte në ndihmë. Kështu mbreti asirian pushtoi Damaskun dhe vrau Rezinin. (2Mb 16:7-9) Duket se në të njëjtën kohë, Tiglath-Pileseri shtiu në dorë edhe Galaadin, Galilenë e Neftalin, si edhe disa qytete në veri të Izraelit. (2Mb 15:29) Pas kësaj, Hoshea, biri i Elahut, vrau Pekahun dhe u bë mbret i Izraelit në vend të tij.​—2Mb 15:30.

Në një tekst historik fragmentar të Tiglath-Pileserit III raportohet për fushatën e tij kundër Izraelit: «Gjithë banorët e tij (dhe) të mirat e tyre i çova në Asiri. Ata rrëzuan mbretin e tyre, Pekahun (Pa-qa-ha) dhe unë vura në vend të tij Hoshenë (A-ú-si-ʼ).»​—Ancient Near Eastern Texts, nga Xh. B. Priçardi, 1974, f. 284.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo