BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • it “Pedajahu”
  • Pedajahu

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Pedajahu
  • Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Material i ngjashëm
  • Shealtieli
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Gjenealogjia e Jezu Krishtit
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Zebida
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Paroshi
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
Shih më tepër
Gjykim i thellë nga Shkrimet
it “Pedajahu”

PEDAJAHU

[që do të thotë «Jehovai ka shpenguar»].

1. I ati i Joelit që, gjatë mbretërimit të Davidit, ishte princ i gjysmës së fisit të Manaseut që banonte në perëndim të Jordanit.​—1Kr 27:20, 22.

2. I ati i Zebidës, nënës së Jehojakimit; ishte nga Rumahu.​—2Mb 23:36.

3. Biri i mbretit Jehojakin (Jekonia) që përmendet i treti; lindi gjatë mërgimit në Babiloni. Pedajahu ishte i ati i Zorobabelit, guvernatorit pas periudhës së mërgimit, pra një hallkë e rëndësishme në linjën e pasardhësve që çuan deri te Jezui. (1Kr 3:17-19) Për arsye që nuk përmenden, Zorobabeli quhet edhe biri i Shealtielit, vëllait të Pedajahut. Ka mundësi që Pedajahu të ketë vdekur kur Zorobabeli ishte në moshë të njomë dhe Shealtieli ta ketë birësuar; ose Shealtieli mund të ketë vdekur pa lënë djem dhe Pedajahu mund të ketë kryer detyrën që i takonte kunatit, duke lindur Zorobabelin në emër të të vëllait, Shealtielit.​—Ezd 5:2; Mt 1:12.

4. Beniaminit, një pasardhës i të cilit jetoi në Jerusalem pas kthimit nga mërgimi në Babiloni.​—Ne 11:4, 7.

5. Pasardhës i Paroshit që ndihmoi Neheminë të meremetonte murin e Jerusalemit.​—Ne 3:25.

6. Izraelit që jetoi pas periudhës së mërgimit; ka të ngjarë të ketë qenë prift dhe të ketë qëndruar në të majtë të Ezdrës kur ky lexoi Ligjin e Jehovait para popullit të mbledhur në Jerusalem.​—Ne 8:1, 4.

7. Levit besnik të cilin, gjatë vizitës së dytë në Jerusalem, Nehemia e caktoi të kujdesej bashkë me priftin Shelemiah dhe kopistin Sadok për të dhjetat që sillte populli si kontribut.​—Ne 13:6, 7, 12, 13.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo