BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • it “Patrosi”
  • Patrosi

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Patrosi
  • Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Material i ngjashëm
  • Patrusimi
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Egjipti, egjiptianët
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Kushi
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Egjipti i lashtë
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
Shih më tepër
Gjykim i thellë nga Shkrimet
it “Patrosi”

PATROSI

Ky emër shfaqet shpesh përkrah atij të Egjiptit (heb., Micrájim). (Ezk 30:13, 14) Shumica e studiuesve e lidhin emrin e Patrosit me një shprehje egjiptiane që do të thotë «vendi i jugut» dhe, me sa duket, i referohet Egjiptit të Sipërm. Egjipti i Sipërm nënkupton përgjithësisht rajonin e luginës së Nilit, që fillon pak më në jug të Memfisit dhe shtrihet deri lart (në jug) në Sienë (Asuani i sotëm), në ujëvarën e parë të Nilit. Vargu i Isaisë 11:11, ku parathuhet rikthimi i të mërguarve izraelitë ‘nga Egjipti (Mizraimi), nga Patrosi dhe nga Kushi’, duket se mbështet vendndodhjen e Patrosit diku në Egjiptin e Sipërm, që kufizohej në jug me Kushin (Etiopinë). Në një mbishkrim asirian të mbretit Esar-Hadon gjendet një renditje e ngjashme, «Egjipti (Musuri), Paturisi dhe Nubia [Kusu ose Kushi]».​—Ancient Near Eastern Texts, nga Xh. Priçardi, 1974, f. 290.

Tek Ezekieli 29:14, Patrosi quhet «vendi ku i kanë rrënjët [egjiptianët]». Me sa duket, këtë e mbështet edhe tradita egjiptiane, sipas së cilës, siç tregon Herodoti (II, 4, 15, 99), Egjipti i Sipërm dhe, në veçanti rajoni i Tebës, ishte selia e mbretërisë së parë egjiptiane, me një mbret që Herodoti e quan Menes, mirëpo ky emër nuk gjendet në dokumentet egjiptiane. Diodor Sikuli (shek. I p.e.s.) përshkruan një pikëpamje të ngjashme. (Diodor Sikuli, I, 45, 1) Tradita egjiptiane që përshkruajnë këta historianë grekë, mund të jetë një hije e zbehtë e historisë së vërtetë që paraqit Bibla për Mizraimin (emër që nënkupton Egjiptin) dhe pasardhësit e tij, përfshirë Patrusimin.​—Zn 10:13, 14.

Pas shkretimit të Judës nga Nabukodonosori, një mbetje e judenjve ia mbathën në Egjipt. Ndër vendet ku u vendosën për të banuar ishin Migdoli, Tafnesi, Nofi (qytete të Egjiptit të Poshtëm) dhe ‘vendi i Patrosit’. (Jr 44:1) Në këto vende ata u zhytën në idhujtari, dhe për këtë arsye Jehovai i dënoi dhe paralajmëroi se Egjipti do të pushtohej nga Nabukodonosori. (Jr 44:15, 26-30) Disa dokumente papirusi të shekullit të pestë p.e.s. tregojnë për një koloni judenjsh që shtrihej deri në Elefantinë, pranë Sienës, në skajin më jugor të Egjiptit të lashtë.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo