BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • it “Pashkuri”
  • Pashkuri

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Pashkuri
  • Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Material i ngjashëm
  • Imeri
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • «Unë do të freskoj shpirtin e lodhur»
    Perëndia na flet nëpërmjet Jeremisë
  • Malkijahu
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Jehovai dërgon Jereminë për të predikuar
    Të mësojmë nga historitë e Biblës
Shih më tepër
Gjykim i thellë nga Shkrimet
it “Pashkuri”

PASHKURI

1. I ati i Gedaliahut, njërit prej princave të Judës që ishin përgjegjës për hedhjen e Jeremisë në sternë.​—Jr 38:1, 4, 6.

2. Princ në grupin që dërgoi mbreti Zedekia për të pyetur Jereminë për të ardhmen e Jerusalemit. (Jr 21:1, 2) Gjithashtu, Pashkuri i kërkoi mbretit vdekjen e Jeremisë. (Jr 38:1, 4, 6) Në këto dy fragmente Pashkuri quhet «biri i Malkijahut». Edhe në gjenealogjinë e familjes së priftërinjve që u kthyen nga mërgimi në Babiloni përmendet ‘Pashkuri, biri i Malkijahut’. (1Kr 9:12; Ne 11:12) Nëse princi Pashkur ishte vërtet prift, ka mundësi që «bijtë e Pashkurit» (nr. 4) ta kenë marrë emrin prej tij.

3. Prift, «biri [ose pasardhësi] i Imerit, . . . i ngarkuari kryesor për shtëpinë e Jehovait». Duke mos qenë dakord me profecitë e Jeremisë, Pashkuri e goditi, e vuri në fallaka dhe e liroi të nesërmen. Prandaj, nëpërmjet Jeremisë, Jehovai paratha se Pashkuri do të mërgonte në Babiloni e do të vdiste atje dhe, në përputhje me këtë, ia ndryshoi emrin nga Pashkur në «Tmerr rreth e qark» (heb., Maghóhr missavív) (Jr 20:1-6), shprehje që del disa herë në librin e Jeremisë.​—Jr 6:25; 20:3, 10; 46:5; 49:29.

4. «Bijtë e Pashkurit» ishin një shtëpi atërore priftërinjsh, 1.247 prej të cilëve u kthyen nga mërgimi me priftin Jeshua në vitin 537 p.e.s. (Ezd 2:1, 2, 36, 38; Ne 7:41) Gjashtë prej tyre ishin martuar me gra të huaja, por kur u kthyen nga mërgimi në vitin 468 p.e.s., i larguan sipas këshillës së Ezdrës.​—Ezd 10:22, 44; shih Pashkuri nr. 2.

5. Prift ose paraardhësi i një prifti që, në kohën e guvernatorit Nehemia, nënshkroi besëlidhjen për të mos marrë gra të huaja.​—Ne 9:38; 10:1, 3, 8.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo