BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • it “Pafoja”
  • Pafoja

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Pafoja
  • Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Material i ngjashëm
  • «Lundruan për në Qipro»
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2004
  • Bar-Jezui
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Sergj Pali
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Qiproja
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
Shih më tepër
Gjykim i thellë nga Shkrimet
it “Pafoja”

PAFOJA

Qytet në bregun perëndimor të ishullit të Qipros. Pasi përshkoi ishullin me Barnabën dhe Gjon Markun, Pavli takoi në Pafo magjistarin Bar-Jezu (Elimin), i cili iu kundërvu ndërsa po i predikonin prokonsullit Sergj Pal. Prandaj, Pavli e verboi përkohësisht me anë të një mrekullie. Kur pa se ç’ndodhi, Sergj Pali u bë i krishterë.​—Ve 13:6-13.

Dy qytete në Qipro quheshin Pafo, «Pafoja i Vjetër» dhe «Pafoja i Ri». Ky i fundit, qyteti i përmendur në tregimin e Veprave, ishte kryeqyteti i provincës senatoriale të Qipros kur Pavli erdhi këtu gjatë udhëtimit të parë misionar. Këtë qytet e lidhin me rrënojat që ndodhen pranë qytetit-port të lashtë të Pafos, afro 15 km në veriperëndim të «Pafos së Vjetër» (Kouklisë). Porti natyror në Pafon e Ri, i cili shërbeu si bazë detare gjatë epokës greke dhe romake, ishte pa dyshim vendi nga u nisën Pavli dhe shokët e tij kur lundruan në veri-veriperëndim drejt Pergës, Azi e Vogël. Këtu ka ende mole të portit të lashtë, rrënoja të disa ndërtesave publike e private dhe të njërit prej mureve të qytetit.

Pa dyshim, Barnaba dhe Marku erdhën përsëri në Pafo rreth vitit 49 të e.s.​—Ve 15:36-39.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo