BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • it “Odedi”
  • Odedi

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Odedi
  • Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Material i ngjashëm
  • I shërbeu Jehovait «gjatë gjithë jetës»
    Ec me Perëndinë plot guxim
  • «Për këtë do të shpërbleheni»
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2012
  • Asa
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Vepro me mençuri në kohë paqeje
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait 2020 (Për studim)
Shih më tepër
Gjykim i thellë nga Shkrimet
it “Odedi”

ODEDI

[(Perëndia) ka lehtësuar].

1. I ati i profetit Azariah. (2Kr 15:1) Në Librin e Dytë të Kronikave 15:8 edhe Odedi prezantohet si profet: «Me të dëgjuar këto fjalë dhe profecinë e profetit Oded, Asa . . .» Disa studiues do t’i hiqnin fjalët «e profetit Oded» si të kopjuara gabim, por kjo nuk do të shpjegonte pse shkrimtari thotë se Asa dëgjoi «këto fjalë dhe profecinë». Të tjerë do të shtonin diçka që të lexohej: «Me të dëgjuar këto fjalë dhe profecinë e Azariahut, birit të Odedit, Asa . . .» që të pajtohej me Septuagintën greke (Kodikun Aleksandrin), Peshitën siriake dhe Vulgatën latine (recensionin klementin), por as kjo s’do ta zgjidhte problemin e lartpërmendur. Zgjidhja e tretë është të pranohet teksti masoretik siç është, me përfundimin se Odedi vetë tha një profeci që nuk është dokumentuar në tregim. Asa u kushtoi vëmendje fjalëve të Azariahut (2Kr 15:2-7) dhe të babait të tij, Odedit.

2. Profet i Samarisë gjatë kohës kur në Izrael mbretëronte Pekahu dhe në Judë, Akazi (762-rr. 759 p.e.s.). Pasi Izraeli dhe Siria e mundën keqas Judën, 200.000 robër nga mbretëria jugore i çuan në Samari. Megjithatë, Odedi i doli para ushtrisë fitimtare dhe e paralajmëroi se do të përballej me zemërimin e furishëm të Perëndisë nëse skllavëronin vëllezërit e tyre. ‘Në fund të fundit,—shpjegoi ai,—Jehovai ju lejoi ta mundnit Judën për shkak të ligësisë së saj. Mos i ktheni vëllezërit në shërbëtorë që të mos provoni tërbimin e Jehovait; kthejini robërit në shtëpi!’ Katër krerë efraimitë e mbështetën Odedin; ata u kujdesën për robërit dhe i kthyen në atdhe.​—2Kr 28:5-15.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo