BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • it “Mëndesha, taja”
  • Mëndesha, taja

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Mëndesha, taja
  • Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Material i ngjashëm
  • 1DH «Perëndia i vërtetë»​—Heb., haʼElohím
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2005
  • Rebeka
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Nëna
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Abishaga
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
Shih më tepër
Gjykim i thellë nga Shkrimet
it “Mëndesha, taja”

MËNDESHA, TAJA

Në kohët e lashta kishte dy lloje mëndeshash ose tajash. Disa (heb., mehnéketh; Zn 24:59; 35:8; Da 2:7; 2Mb 11:2; 2Kr 22:11; Is 49:23) u jepnin gji foshnjave në vend të nënave. Në këtë kuptim, Debora shërbeu si taja e Rebekës, ndonëse më vonë u bë shërbyesja ose kujdestarja e saj, dhe vazhdoi të ishte shërbëtorja e familjes edhe pas vdekjes së zonjës së saj. (Zn 24:59, 67; 35:8) Lloji tjetër i tajave mund të ishin ose meshkuj (heb., ʼomén; Nu 11:12; Is 49:23 [‘kujdestar’]), ose femra (heb., ʼoméneth; 2Sa 4:4). Për fëmijët, të sëmurët ose të moshuarit mund të kujdesej qoftë një burrë, qoftë një grua. Naomi e moshuar shërbeu si tajë ose kujdestare e nipit të saj, Obedit; po kështu bëri edhe virgjëresha e bukur, Abishaga, për mbretin David.​—Ru 4:13, 16, 17; 1Mb 1:1-4.

Te 1 Selanikasve 2:7, Pavli e krahason veten dhe shokët e tij me një ‘nënë [që] mënd’ (gr., trofós), duke theksuar se sa ëmbëlsisht ishin sjellë me besimtarët në Maqedoni.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo