BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • it “Nethinimët”
  • Nethinimët

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Nethinimët
  • Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Material i ngjashëm
  • Zihau
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Nefushesimi, Nefusimi
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Akubi
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Asnahu
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
Shih më tepër
Gjykim i thellë nga Shkrimet
it “Nethinimët”

NETHINIMËT

[të dhuruar].

Skllevër ose shërbëtorë joizraelitë në tempull. (1Kr 9:2; Ezd 8:17) Në vitin 537 p.e.s., përfaqësues të 35 familjeve nethinime u kthyen me Zorobabelin nga mërgimi në Babiloni. (Ezd 2:1, 2, 43-54, 58; Ne 7:46-56, 60; bijtë e Akubit, të Hagabit dhe të Asnahut, që përmend Ezdra, Nehemia nuk i përmend, mbase sepse janë përfshirë në emra të tjerë familjesh.) Gjithashtu, në vitin 468 p.e.s., disa nethinimë shkuan me Ezdrën nga Babilonia në Jerusalem. (Ezd 7:1-7) Më pas, disa morën pjesë në meremetimin e mureve të Jerusalemit. (Ne 3:26) Madje u bashkuan me izraelitët në një besëlidhje për të mos lidhur martesa me të huajt.​—Ne 10:28-30.

Ka mundësi që shumë nethinimë të kenë qenë pasardhës të gibeonitëve, të cilët Josiu i vuri «të bënin dru e të nxirrnin ujë . . . për asamblenë dhe për altarin e Jehovait». (Js 9:23, 27) Të tjerë mund të kenë qenë pasardhës të robërve të zënë nga mbreti David dhe princat e tij. (Ezd 8:20; krahaso Ps 68:18.) Nethinimët që i përkitnin familjes së meunimëve mund të kenë qenë pasardhës të robërve të kapur nga Uziahu, mbreti i Judës. (2Kr 26:7; Ezd 2:50; Ne 7:52) Një tjetër grup, «bijtë e Nefusimit» (Nefushesimit), mund të kenë qenë pasardhës të Ismaelit nga Nafishi.​—Zn 25:13-15; Ezd 2:50; Ne 7:52.

Pas kthimit nga mërgimi, nethinimët banuan në Ofel, që me sa duket gjendej afër tempullit, dhe në qytete të tjera. (Ezd 2:70; Ne 3:26, 31; 7:73; 11:3, 21) Meqenëse shërbenin në tempull, mbreti pers Artakserksi i përjashtoi nga çdo taksë, haraç ose taksë kalimi.​—Ezd 7:24.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo