BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • it “Nebuzaradani”
  • Nebuzaradani

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Nebuzaradani
  • Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Material i ngjashëm
  • Nabukodonosori, Nabukodrezari
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Jehojakini
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Jeremia
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Jerusalemi
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
Shih më tepër
Gjykim i thellë nga Shkrimet
it “Nebuzaradani”

NEBUZARADANI

[nga gjuha babilonase që do të thotë «Neboja ka dhënë pasardhës»].

Kreu i truprojës dhe figurë e shquar e ushtrisë së Nabukodonosorit në kohën e shkatërrimit të Jerusalemit në vitin 607 p.e.s. Me sa duket, Nebuzaradani nuk ishte i pranishëm në fillim kur u rrethua dhe u mposht Jerusalemi, sepse ai ‘erdhi në Jerusalem’ rreth një muaj më vonë, kur tashmë mbretin Zedekia e kishin çuar para Nabukodonosorit dhe e kishin verbuar.​—2Mb 25:2-8; Jr 39:2, 3; 52:6-11.

Nebuzaradani drejtoi nga jashtë Jerusalemit operacionet e babilonasve për shkatërrimin e qytetit, që filluan «ditën e shtatë të muajit» (muaji i pestë, abi); ndër të tjera u grabitën thesaret e tempullit, u rrënuan muret, u çuan në mërgim robërit dhe u lejuan të qëndronin në vend disa të shtresës së ulët. (2Mb 25:8-20; Jr 39:8-10; 43:5, 6; 52:12-26) Pas tri ditësh, ditën e dhjetë të muajit, Nebuzaradani ‘erdhi në Jerusalem’ («hyri në Jerusalem», RS, JB), bëri një kontroll e pastaj i vuri flakën shtëpisë së Jehovait dhe e bëri qytetin pluhur e hi. (Jr 52:12, 13) Historiani Jozef thotë se pikërisht të njëjtën ditë, ditën e dhjetë të muajit të pestë kur ishte djegur tempulli i Solomonit, në vitin 70 të e.s. u dogj edhe tempulli i rindërtuar nga Herodi.​—Lufta judaike, VI, 250 (iv, 5); VI, 268 (iv, 8); shih AB.

Me urdhër të Nabukodonosorit, Nebuzaradani e liroi Jereminë, i foli njerëzisht dhe e la të zgjidhte çfarë donte të bënte. Gjithashtu u tregua i gatshëm të kujdesej për të e i dha disa gjëra të nevojshme. Nebuzaradani ishte zëdhënësi i mbretit të Babilonisë edhe kur caktoi Gedaliahun si guvernator të atyre që mbetën në vend. (2Mb 25:22; Jr 39:11-14; 40:1-7; 41:10) Afro pesë vjet më vonë, në vitin 602 p.e.s., Nebuzaradani çoi disa judenj të tjerë në mërgim, me sa duket judenjtë që kishin ikur në vendet përreth.​—Jr 52:30.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo