BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • it “Nebajoti”
  • Nebajoti

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Nebajoti
  • Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Material i ngjashëm
  • Mahalata
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Basemata
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Kedari
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Ismaelitët
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
Shih më tepër
Gjykim i thellë nga Shkrimet
it “Nebajoti”

NEBAJOTI

I parëlinduri ndër 12 bijtë e Ismaelit, nga i cili erdhi një prej fiseve të shquara arabe. (Zn 25:13-16; 1Kr 1:29-31) Motra e Nebajotit, Mahalata (ose ndoshta Basemata), u martua me Esaun, që e kishin kushëri. (Zn 28:9; 36:2, 3) Me sa dihet, pasardhësit e Nebajotit nuk jetonin në një vend të caktuar; ka shumë mundësi të ishin nomadë që endeshin si beduinë me kopetë e tyre. Në kohën e Isaisë, «kopetë e Kedarit» (Kedari ishte vëllai i Nebajotit) u përmendën bashkë me «deshtë e Nebajotit» në një profeci që parathoshte se ato kafshë do të ishin flijime të miratuara në altarin e Jehovait.​—Is 60:7.

Disa studiues janë përpjekur të tregojnë se pasardhësit e Nebajotit ishin nabateasit e epokave të mëvonshme, por nuk ka dëshmi bindëse që mbështetin këtë ide.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo