BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • it “Naomi”
  • Naomi

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Naomi
  • Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Material i ngjashëm
  • Rutha dhe Naomi
    Libri im i tregimeve biblike
  • Rutha dhe Naomi
    Të mësojmë nga historitë e Biblës
  • Iu bënë krah njëra-tjetrës mes tragjedive
    Ec me Perëndinë plot guxim
  • «Ku të shkosh ti, do të shkoj edhe unë»
    Imitoni besimin e tyre
Shih më tepër
Gjykim i thellë nga Shkrimet
it “Naomi”

NAOMI

[kënaqësia ime].

Vjehrra e Ruthës, paraardhëses së Davidit dhe Jezu Krishtit.​—Mt 1:5.

Naomi ishte gruaja e Elimelekut, një efratiti nga Betlehemi i Judës, në kohën e gjykatësve. Gjatë një zie të rëndë buke, ajo, i shoqi dhe dy bijtë e tyre, Mahloni dhe Kilioni, u shpërngulën në Moab. Atje Elimeleku vdiq. Më pas, bijtë e saj u martuan me dy moabite, Ruthën dhe Orpën, por rreth dhjetë vjet më vonë, vdiqën pa lënë fëmijë.​—Ru 1:1-5.

Naomi e pikëlluar vendosi të kthehej në Judë. Dy nuset e saj të mbetura vejusha u nisën bashkë me të, por Naomi ngulmoi që të ktheheshin e të martoheshin në vendin e tyre, sepse vetë Naomi ‘ishte tepër e plakur për t’u bërë gruaja e një burri’ dhe s’mund të lindte më djem që të martoheshin me to. Orpa u kthye, kurse Rutha qëndroi me Naomin nga dashuria për të dhe për Perëndinë e saj, Jehovain.​—Ru 1:6-17.

Kur mbërriti në Betlehem, Naomi u tha grave që e mirëpritën: «Mos më thërritni Naomi [kënaqësia ime]. Më thërritni Mara [e hidhur], sepse i Plotfuqishmi ma ka bërë jetën shumë të hidhur.» (Ru 1:18-21) Ishte koha e korrjes së elbit dhe, me dashuri, Rutha shkoi të mblidhte kallëza për Naomin e për vete, dhe qëlloi që vajti në arën e Boazit. (Ru 2:1-18) Kur i tregoi së vjehrrës në arën e kujt kishte qenë, Naomi pa dorën e Jehovait, pasi Boazi ishte një nga të afërmit e ngushtë të Elimelekut, pra një nga riblerësit. Ajo e nxiti Ruthën t’ia tërhiqte vëmendjen Boazit te ky fakt. (Ru 2:19–3:18) Boazi veproi menjëherë, duke ndjekur procedurën e zakonshme ligjore për të riblerë pronën e Elimelekut nëpërmjet Naomit. Kështu, Rutha u bë gruaja e Boazit në vend të Naomit, sipas ligjit për detyrën që i takonte kunatit. Atyre u lindi një djalë dhe fqinjet ia vunë emrin Obed, duke thënë: «Naomit i ka lindur një djalë.» Kështu, Obedi u bë trashëgimtari i ligjshëm i shtëpisë së Elimelekut të Judës.​—Ru 4:1-22.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo