BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • it “Mamia”
  • Mamia

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Mamia
  • Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Material i ngjashëm
  • Puahu
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Shifra
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Lindja, II
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • «Me anë të besimit . . . fshehën Moisiun»
    Ec me Perëndinë plot guxim
Shih më tepër
Gjykim i thellë nga Shkrimet
it “Mamia”

MAMIA

Termi hebraik i përkthyer «mamí» është pjesorja e foljes jaládh (lind) në gjininë femërore dhe fjalë për fjalë i referohet një gruaje që ndihmon në lindjen e fëmijës. (Shih LINDJA, II.) Mamia e ndihmon nënën gjatë dhembjeve të lindjes dhe, pas lindjes, ajo i pret kërthizën foshnjës dhe e lan. Në kohët e lashta, ajo e fërkonte foshnjën me kripë dhe e mbështillte me pelena.​—Ezk 16:4.

Herë pas here kjo punë u besohej mikeshave të ngushta, grave të farefisit ose fqinjave më të moshuara. Megjithatë, për shkak të njohurive, aftësive dhe përvojës së veçantë që nevojitej, sidomos kur lindja ishte e vështirë, ato që e kishin vërtet zanat këtë punë ishin të pakta. Kur Rakela lindi Beniaminin, «pati një lindje të vështirë». Mamia e siguroi se do ta lindte djalin, ndonëse vetë Rakela vdiq. (Zn 35:16-19) Gjatë lindjes së ndërlikuar të binjakëve të Tamarës, Perezit dhe Zerahut, mamia u tregua mjaft e vëmendshme të dallonte cili nga të dy do të ishte i parëlinduri dhe lidhi me të shpejtë një fill të kuq të ndezur rreth dorës së shtrirë të Zerahut. Zerahu e tërhoqi dorën dhe vëllai i tij doli i pari, duke i shkaktuar nënës një çarje.​—Zn 38:27-30.

Në kohën e skllavërisë në Egjipt, mamitë e izraelitëve u gjendën në një situatë mjaft kritike e të rrezikshme. Faraoni foli me dy prej tyre, Shifrën dhe Puahën, dhe i urdhëroi t’i vritnin të gjithë meshkujt hebrenj sapo të lindnin. Ka të ngjarë që ato të kenë qenë kryemamí dhe kishin përgjegjësinë t’u transmetonin shoqeve të tyre urdhrat e mbretit. Sidoqoftë, ‘mamitë patën frikë nga Perëndia i vërtetë, prandaj nuk bënë ashtu siç u kishte thënë mbreti i Egjiptit, por i lanë gjallë djemtë’. Prandaj, faraoni u kërkoi llogari dhe i pyeti: «Përse i keni lënë gjallë djemtë?» Ato lanë të nënkuptohej se kjo çështje nuk ishte në duart e tyre; thanë se gratë hebreje ishin «plot gjallëri» dhe lindnin ‘para se të shkonin mamitë’. (Da 1:15-19) Ato mamí patën frikë nga Perëndia dhe nuk pranuan t’i vritnin foshnjat, prandaj Jehovai i bekoi dhe i shpërbleu, duke i bërë me familje.​—Da 1:20, 21.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo