BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • it “Marku”
  • Marku

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Marku
  • Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Material i ngjashëm
  • Marku​—«I dobishëm për shërbimin»
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2010
  • Marku nuk hoqi dorë
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2008
  • «Është i dobishëm për shërbimin tim»
    Ec me Perëndinë plot guxim
  • «Forcoi kongregacionet»
    ‘Të japim dëshmi të plotë’ për Mbretërinë e Perëndisë
Shih më tepër
Gjykim i thellë nga Shkrimet
it “Marku”

MARKU

Emri romak i birit të Marisë nga Jerusalemi. Emri i tij hebraik ishte Gjon dhe do të thotë «Jehovai ka treguar miratim; Jehovai ka qenë hirmadh». (Ve 12:12, 25) Marku ishte kushëri i Barnabës dhe shok udhëtimi i tij e i misionarëve të tjerë në fillim të krishterimit. (Kl 4:10) Ai u frymëzua të shkruante Ungjillin që mban emrin e tij. Në librin e Veprave për të përdoret edhe emri Gjon, edhe Mark, e është ai Gjon që përmendet te Veprat 13:5, 13.

Marku duhet të ketë qenë nga të parët që besuan te Krishti. Në shtëpinë e nënës së tij mblidhej kongregacioni i parë i krishterë, ndaj ai dhe e ëma mund të jenë bërë dishepuj para vdekjes së Krishtit. (Ve 12:12) Përderisa vetëm Marku e përmend të riun që shkoi pas Jezuit veç me një rrobë të hollë në trup natën kur e tradhtuan, ka arsye për të besuar se ai ishte vetë Marku. (Mr 14:51, 52) Pra, ka mundësi që Marku të ketë qenë i pranishëm në festën e Ditës së Pesëdhjetë të vitit 33 të e.s., kur u derdh fryma e shenjtë mbi rreth 120 dishepujt e Krishtit.​—Ve 1:13-15; 2:1-4.

Pasi shpërndanë ndihmat në Jerusalem, Barnaba dhe Sauli (Pavli) «u kthyen [në Antioki] dhe morën me vete Gjonin, që mbiquhej Mark». Duket se Marku shërbeu si ndihmësi i tyre, ndoshta duke u kujdesur për nevojat e tyre materiale gjatë udhëtimit. (Ve 12:25; 13:5) Për ndonjë arsye që nuk është treguar, kur arritën në Pergë të Pamfilisë, «Gjoni [Marku] u largua prej tyre dhe u kthye në Jerusalem». (Ve 13:13) Më vonë, kur Pavli do të nisej për udhëtimin e dytë misionar, Barnaba ishte i vendosur të merrte me vete Markun, por Pavli «mendonte se nuk ishte e përshtatshme ta merrnin me vete, meqë në Pamfili ai kishte ikur e nuk kishte vazhduar veprën me ta». Ata patën «një shpërthim të madh zemërimi» që çoi në ndarjen e tyre; Barnaba mori Markun me vete në Qipro, kurse Pavli mori Silën për të shkuar në Siri dhe Kiliki.​—Ve 15:36-41.

Megjithatë, kohë më vonë, marrëdhënia mes Pavlit, Barnabës dhe Markut me sa duket ishte rregulluar, pasi Marku shfaqet me Pavlin në Romë dhe bashkë me të ai u bëri të fala të krishterëve në Kolose (rr. 60-61 të e.s.). Pavli foli mirë për të duke thënë: «Aristarku, shoku im i robërisë, ju dërgon të fala, e po kështu edhe Marku, kushëriri i Barnabës (për të cilin keni marrë urdhër që ta mirëpritni, nëse vjen ndonjëherë te ju).» (Kl 4:10) Gjithashtu, Pavli e përmendi Markun mes atyre që i çuan të fala Filemonit, kur apostulli i shkroi nga Roma (gjithashtu rr. 60-61 të e.s.). (Fl 23, 24) Më vonë (rr. 65 të e.s.), kur Pavlin e burgosën përsëri në Romë, ai i kërkoi shprehimisht Timoteut ‘të merrte me vete Markun dhe t’ia çonte, sepse ishte i dobishëm për shërbimin e tij’.​—2Ti 4:11.

Gjon Marku shkoi edhe në Babiloni me apostullin Pjetër, sepse përmendet në letrën e tij të parë (të shkruar rr. 62-64 të e.s.) mes atyre që çuan të fala. Pjetri e quajti «Marku, biri im», ndoshta për të treguar lidhjen e fortë të përzemërsisë së krishterë që ekzistonte mes tyre. (1Pj 5:13; krahaso 1Gjo 2:1, 7.) Kështu Marku, që dikur kishte sjellë vështirësi, meritoi lavdërimin dhe besimin e shërbëtorëve të shquar të Perëndisë. Veç kësaj, pati një privilegj edhe më të madh: u frymëzua të shkruante një tregim për shërbimin e Jezuit.​—Shih GJONI nr. 4; LAJMI I MIRË SIPAS MARKUT.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo