MASEJAHU
[vepër e Jehovait].
1. Muzikant levit në ndarjen e 2-të; i binte një vegle me tela kur arkën e Jehovait e morën nga shtëpia e Ebed-Edomit dhe e çuan në Jerusalem në kohën e Davidit.—1Kr 15:17-20, 25.
2. Një nga «krerët e qindësheve» që bënë besëlidhje me kryepriftin Jehojada për të vënë Jehoasin mbret të ligjshëm të Judës në vend të Atalisë që kish uzurpuar fronin.—2Kr 23:1.
3. Oficer nën drejtimin e Hananiahut, një princi të Uziahut, mbretit të Judës. Duket se mori pjesë në regjistrimin e forcave ushtarake të Uziahut.—2Kr 26:11.
4. ‘Bir i mbretit’ (pasardhës i Akazit, mbretit të Judës, ose ndoshta një zyrtar me gjak mbretëror) të cilin e vrau efraimiti Zikri kur Pekahu i Izraelit pushtoi Judën.—2Kr 28:1, 6, 7.
5. Kreu i qytetit të Jerusalemit dhe një nga burrat që mbreti Josia dërgoi për të meremetuar shtëpinë e Jehovait.—2Kr 34:8.
6. Prift dhe i ati i një burri me emrin Sofonia, bashkëkohës i Jeremisë.—Jr 21:1; 29:25; 37:3.
7. I ati i Zedekisë, një profeti të rremë në kohën e Jeremisë.—Jr 29:21.
8. Bir i Shalumit që ishte derëtar dhe pa dyshim levit. Një nga dhomat e ngrënies në tempull ishte në emër të tij.—Jr 35:4.
9. Një nga bijtë e priftërinjve, nga shtëpia e Jeshuas, që kishin marrë gra të huaja, por që i larguan në kohën e Ezdrës.—Ezd 10:18, 19, 44.
10. Prift «nga bijtë e Harimit» që ishin martuar me gra të huaja, por që i larguan në kohën e Ezdrës.—Ezd 10:21, 44.
11. Prift «nga bijtë e Pashkurit» që larguan gratë e huaja.—Ezd 10:22, 44.
12. Izraelit «nga bijtë e Pahath-Moabit» që larguan gratë e huaja.—Ezd 10:25, 30, 44.
13. I ati ose paraardhësi i një burri me emrin Azariah; ishte një ndër ata që meremetuan murin e Jerusalemit nën drejtimin e Nehemisë.—Ne 3:23.
14. Një burrë që qëndroi në të djathtë të Ezdrës kur u lexoi Ligjin izraelitëve të mbledhur në Jerusalem.—Ne 8:2, 4.
15. Levit që ndihmoi priftin Ezdra duke u shpjeguar Ligjin izraelitëve të mbledhur në Jerusalem.—Ne 8:7.
16. Një nga «krerët e popullit», pasardhësi i të cilit, në mos ai vetë, vulosi ‘marrëveshjen e denjë për besim’ në kohën e Nehemisë.—Ne 9:38; 10:1, 14, 25.
17. Një burrë nga Juda që banoi në Jerusalem pasi u kthye nga mërgimi në Babiloni. (Ne 11:4, 5) Mund të ketë qenë Asajahu që përmendet te 1 Kronikave 9:5.—Shih ASAJAHU nr. 4.
18. Beniaminit, paraardhës i Saluit që banoi në Jerusalem në kohën e Nehemisë.—Ne 11:7.
19. Prift që mori pjesë në përurimin e murit të Jerusalemit në kohën e Nehemisë.—Ne 12:41.
20. Një tjetër prift që mori pjesë në përurimin e murit të Jerusalemit në kohën e Nehemisë.—Ne 12:42.