BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • it “Lidia”
  • Lidia

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Lidia
  • Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Material i ngjashëm
  • Lidia: Adhuruese mikpritëse e Perëndisë
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1996
  • Ja një model—Lidia
    Të rinjtë pyesin ... Përgjigje praktike, Vëllimi 2
  • «Kalo në Maqedoni»
    ‘Të japim dëshmi të plotë’ për Mbretërinë e Perëndisë
  • Filipia
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
Shih më tepër
Gjykim i thellë nga Shkrimet
it “Lidia”

LIDIA

Ajo dhe familja e saj ishin ndër të parët në Evropë që përqafuan krishterimin falë predikimit të apostullit Pavël në Filipi rreth vitit 50 të e.s. Ishte nga Tiatira, një qytet në Azinë e Vogël që njihej për punishtet e ngjyrosjes. Më vonë, në Filipi të Maqedonisë, Lidia shiste të purpurta, domethënë ose ngjyruesin, ose veshje e stofra me këtë ngjyrë. Me sa duket, ajo ishte e para e shtëpisë (ku mund të përfshiheshin skllevërit dhe shërbëtorët), pra mund të ketë qenë vejushë ose beqare.​—Ve 16:14, 15.

Lidia, «një grua me frikë Perëndie», ka të ngjarë të ketë qenë një prozelite judeje. Meqë në Filipi mund të ketë pasur pak judenj dhe s’kishte sinagogë, në sabat ajo dhe gra të tjera të devotshme mblidheshin buzë një lumi jashtë qytetit. Kur apostulli Pavël u predikoi këtyre grave, Lidia dëgjoi me vëmendje. Pasi u pagëzua bashkë me ata të shtëpisë së saj, iu përgjërua Pavlit dhe shokëve të tij të qëndronin tek ajo: «Nëse më quani besnike të Jehovait, hyni në shtëpinë time e rrini.» Një ftesë kaq e sinqertë s’mund të mos pranohej. Luka, shkrimtari i librit të Veprave dhe njëherazi shok udhëtimi i Pavlit, shton: «Na detyroi të venim.»​—Ve 16:11-15.

Më vonë, kur u liruan nga burgu, Pavli dhe Sila shkuan prapë në shtëpinë e Lidias. Atje u dhanë zemër vëllezërve dhe ikën nga Filipia.​—Ve 16:36-40.

Mikpritja e Lidias mund të ketë qenë, të paktën pjesërisht, një shtysë që Pavli t’u shkruante këto fjalë filipianëve: «E falënderoj gjithmonë Perëndinë tim, sa herë që ju kujtoj, në çdo përgjërim timin për të gjithë ju. Bëj përgjërime me gëzim, për kontributin që keni dhënë për përhapjen e lajmit të mirë që nga dita e parë e deri në këtë çast.»​—Fi 1:3-5.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo