BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • it “Ludi, Ludimi”
  • Ludi, Ludimi

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Ludi, Ludimi
  • Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Material i ngjashëm
  • Zanafilla e kombeve
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Mizraimi
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Kami
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Kubi
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
Shih më tepër
Gjykim i thellë nga Shkrimet
it “Ludi, Ludimi”

LUDI, LUDIMI

1. Bir i Semit. (Zn 10:22; 1Kr 1:17) Sipas historianit Jozef (dhe disa të tjerëve), pasardhësit e tij ishin lidianët që jetonin në viset jugperëndimore të Azisë së Vogël. (Antikitete judaike, I, 143, 144 [vi, 4]) Në mbishkrimet asiriane të shekullit të 7-të p.e.s., lidianët quheshin luddu.

2. Pasardhës i Kamit nëpërmjet Mizraimit. (Zn 10:6, 13; 1Kr 1:8, 11) Me sa duket populli që erdhi nga ky Lud me origjinë kamitike ishin «ludimët» e famshëm si harkëtarë të zotë që, bashkë me Putin dhe Kushin kamitikë, bënin pjesë në forcat ushtarake të Egjiptit. (Jr 46:8, 9; krahaso Ezk 30:4, 5.) Edhe tek Isaia 66:19, ku përmendet sërish se Ludi përdorte harkun, duket se bëhet fjalë për Ludin kamitik, jo për Ludin semit, meqë renditet mes kombeve që ndodheshin shumë larg Izraelit. Është më e vështirë të përcaktohet cili Lud kishte luftëtarë që shërbenin në ushtrinë e Tirit. (Ezk 27:3, 10) Gjithsesi, fakti që në këtë shkrim përmendet bashkë me Putin, mund të tregojë se bëhet fjalë prapë për Ludin kamitik.

Nga shkrimet e mësipërme duket logjike që ludimët me origjinë kamitike të kenë banuar në Afrikën Veriore, por është e pamundur të përcaktohet më saktësisht vendbanimi i tyre. Sipas disa studiuesve, jetonin në zonën e Libisë, por kjo bazohet vetëm në një ndryshim arbitrar të emrit Lud në Lub.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo