BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • it “Dhembjet e lindjes”
  • Dhembjet e lindjes

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Dhembjet e lindjes
  • Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Material i ngjashëm
  • Shtatzënia
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Lindja, II
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Lind Mbretëria e Perëndisë!
    Zbulesa—Plotësimi i saj madhështor është afër!
  • Lindja e re​—A është një vendim personal?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2009
Shih më tepër
Gjykim i thellë nga Shkrimet
it “Dhembjet e lindjes”

DHEMBJET E LINDJES

Mundimet e lindjes. Pasi gruaja e parë, Eva, mëkatoi, Perëndia i bëri të ditur se ç’pasoja do të kishte kjo te lindja e fëmijëve. Sikur të kishte qëndruar e bindur, bekimi i Perëndisë do të ishte me të dhe lindja e fëmijëve do të ishte veçse një ndjenjë gëzimi, sepse «bekimi i Jehovait të bën të pasur dhe ai nuk shton asnjë dhembje». (Pr 10:22) Mirëpo tani funksionimi i papërsosur i trupit, në përgjithësi do të shkaktonte dhembje. Për këtë arsye, Perëndia tha (shpesh për gjërat që ai i lejon thuhet se bëhen prej tij): «Do t’i shtoj së tepërmi dhembjet e shtatzënisë. Me dhembje do të sjellësh në jetë fëmijë.»​—Zn 3:16.

Shprehja hebraike e përdorur në këtë varg, fjalë për fjalë është «dhembjet e tua dhe shtatzëninë tënde», dhe disa versione e përkthejnë «vuajtjet e tua dhe barrët e tua». (Dio) Mirëpo, forma gramatikore që është përdorur këtu quhet hendiadis, e cila është një figurë letrare ku dy fjalë lidhen me lidhëzën «dhe», ndonëse flitet për një gjë. Përkthimet moderne e paraqitin këtë shprehje në përputhje me këtë. (BR; DSF) Pra, në varg nuk thuhet se do të shtoheshin domosdoshmërisht shtatzënitë, por dhembjet.

Është e vërtetë se dhembjet e lindjes mund të lehtësohen me anë të trajtimit mjekësor, madje mund të parandalohen deri në njëfarë mase përmes kujdesit dhe metodave parapërgatitore. Gjithsesi, lindja mbetet në përgjithësi një përvojë e mundimshme fizikisht.​—Zn 35:16-20; Is 26:17.

Përdorimi simbolik. Pavarësisht nga dhembjet, lindja e një fëmije sjell lumturi. Kur Jezu Krishti foli privatisht me apostujt, mbrëmjen para se të vdiste, e përdori këtë ngjarje si ilustrim. U shpjegoi se do të largohej prej tyre e pastaj shtoi: «Me të vërtetë po ju them se ju do të qani e do të vajtoni, por bota do të gëzojë. Ju do të hidhëroheni, por hidhërimi juaj do të kthehet në gëzim. Kur është duke lindur, gruaja ka hidhërim, sepse i ka ardhur ora. Mirëpo, kur e ka sjellë fëmijën në jetë, ajo nuk e kujton më shtrëngimin, nga gëzimi që në botë lindi një njeri. Edhe ju tani vërtet po hidhëroheni. Por unë do t’ju shoh sërish dhe zemra juaj do të gëzojë, e askush nuk do t’jua heqë gëzimin.»​—Gjo 16:20-22.

Ky moment i dhimbshëm për ta erdhi dhe zgjati pjesërisht tri ditë, e gjatë kësaj kohe pa dyshim qanë dhe ‘e munduan shpirtin e tyre me agjërime’. (Lu 5:35; krahaso Ps 35:13.) Megjithatë, herët në mëngjesin e ditës së tretë, më 16 nisan, dhe për 40 ditë më pas, Jezui i ringjallur iu shfaq disa prej dishepujve. Përfytyroni gëzimin e tyre! Festën e Ditës së Pesëdhjetë, pra, ditën e 50-të pas ringjalljes së Jezuit, fryma e shenjtë e Perëndisë u derdh mbi ta dhe ata nisën të dëshmonin plot gëzim për ringjalljen e tij, së pari në Jerusalem e më pas deri në skajet më të largëta të tokës. (Ve 1:3, 8) Dhe askush s’mund t’ua hiqte gëzimin.​—Gjo 16:22.

Psalmisti foli për një takim ku shkuan së bashku disa mbretër, të cilët panë shkëlqimin dhe madhështinë e Sionit, qytetit të shenjtë të Perëndisë, me kullat e ledhet e tij mbrojtëse. Ai tha: «Kur e panë, u mahnitën, u tronditën dhe ia dhanë vrapit në panik. Atje i kapën dridhmat, dhembjet si ato të një gruaje që lind.» (Ps 48:1-6) Me sa duket, psalmi tregoi një ngjarje të vërtetë, gjatë së cilës mbretërit armiq i zuri paniku teksa gatiteshin të sulmonin Jerusalemin.

Kur profetizoi disfatën që do të pësonte Babilonia e fuqishme, Jeremia foli për ardhjen e një populli nga veriu; kur dëgjoi këtë lajm, mbretin e Babilonisë e zunë dhembje të forta si të një gruaje që lind. Kjo profeci u përmbush kur Kiri doli kundër Babilonisë dhe, veçanërisht, kur një shkrim i mistershëm u shfaq në murin e pallatit gjatë një feste të mbretit babilonas Belshazarit. Profeti Daniel ia interpretoi këtë shkrim Belshazarit dhe paralajmëroi rënien e shpejtë të Babilonisë në duart e medëve e të persëve.​—Jr 50:41-43; Dn 5:5, 6, 28.

Apostulli Pavël shpjegoi se «dita e Jehovait» do të vinte kur të shpallej: «Paqe dhe siguri!» Atëherë «një shkatërrim i beftë do të bjerë në çast mbi ta, ashtu si dhembjet e lindjes zënë një grua shtatzënë, dhe kurrsesi nuk do të shpëtojnë». (1Se 5:2, 3) Dhembjet e lindjes ia behin papritur, dhe dita e ora e saktë nuk dihen paraprakisht. Fillimisht, vijnë çdo 15-20 minuta, por më pas bëhen më të shpeshta e më të forta. Në shumicën e rasteve, dhembjet zgjatin relativisht pak, sidomos në fazën e dytë, por ama, kur nisin, gruaja e di se lindja është afër dhe s’mund ta shmangë vuajtjen. Si të thuash, nuk ‘shpëton’ dot.

Në vegimin e Zbulesës, apostulli Gjon pa një grua që thërriste «nga dhembjet dhe nga mundimet e lindjes». Fëmija që lindi ishte ‘një djalë, i cili do të sundonte mbi të gjitha kombet me një shkop të hekurt’. Ndonëse dragoi u orvat ta gllabëronte, «fëmija i saj u rrëmbye për te Perëndia dhe froni i tij». (Zb 12:1, 2, 4-6) Rrëmbimi i djalit për te Perëndia nënkupton që Ai e pranoi fëmijën si të vetin, sikurse ishte zakoni në kohët e lashta, kur foshnja e sapolindur i çohej të atit që ky ta pranonte. (Shih LINDJA, II.) Rrjedhimisht, «gruaja» është «nusja» e Perëndisë, «Jerusalemi lart», «nëna» e Krishtit dhe e vëllezërve të tij frymorë.​—Ga 4:26; He 2:11, 12, 17.

Natyrisht, «gruaja» qiellore e Perëndisë është e përsosur dhe lindja nuk do të kishte dhembje në kuptimin e mirëfilltë. Këto dhembje të lindjes tregojnë në mënyrë simbolike se «gruaja» do ta kuptonte që koha e lindjes ishte pranë; do ta priste atë nga çasti në çast.​—Zb 12:2.

Por, kush do të ishte ky «djalë»? Ai ‘do të sundonte mbi të gjitha kombet me një shkop të hekurt’. Psalmi 2:6-9 parathotë se këtë do ta bënte Mbreti mesianik i Perëndisë. Por Gjoni e pa këtë vegim shumë kohë pas lindjes së Krishtit në tokë, si dhe vdekjes e ringjalljes së tij. Prandaj, duket që vegimi flet për lindjen e Mbretërisë Mesianike në duart e Birit të Perëndisë, Jezu Krishtit, i cili, pasi u ngrit nga të vdekurit, «u ul në të djathtën e Perëndisë, duke pritur që nga ajo kohë, derisa armiqtë e tij të vihen si stol për këmbët e tij».​—He 10:12, 13; Ps 110:1; Zb 12:10.

Kjo ishte një ngjarje e shumëpritur dhe ndërsa koha afrohej, në qiell e në tokë ndjenja e pritjes bëhej gjithnjë e më e fortë, sepse përmbushja e profecive do të ishte një tregues i qartë se ajo ishte afër. Siç u theksoi apostulli të krishterëve, njësoj do të ishte edhe me ardhjen e ‘ditës së Jehovait’: «Tani, sa për kohët dhe stinët, vëllezër, nuk keni nevojë t’ju shkruaj asgjë. . . . Por ju, vëllezër, nuk jeni në errësirë, që ajo ditë t’ju zërë si hajdutët.»​—1Se 5:1, 4.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo