BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • it “Kenizitët”
  • Kenizitët

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Kenizitët
  • Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Material i ngjashëm
  • Jefunehu
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Kenazi
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Kadmonitët
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Kalebi
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
Shih më tepër
Gjykim i thellë nga Shkrimet
it “Kenizitët”

KENIZITËT

[të Kenazit].

1. Popullsi joizraelite që jetonte në Kanaan ose aty pranë, territorin e së cilës Jehovai premtoi t’ia jepte farës së Abramit. (Zn 15:18, 19) Para se izraelitët të pushtonin Tokën e Premtuar, kenizitët me sa duket u shpërngulën në Negeb nga juglindja, e ndoshta u shpërndanë në një pjesë të Edomit dhe në zonën që më pas u bë Juda Jugore.

Disa studiues i lidhin kenizitët me Kenazin, një sheik i Edomit me prejardhje nga Esau nëpërmjet Elifazit (Zn 36:15, 16), e kështu i konsiderojnë një familje të shquar edomite. Gjithsesi, nuk dihet me siguri se kush ishte në të vërtetë stërgjyshi i kenizitëve, nga i cili mori emrin familja, pasi Bibla nuk jep hollësi rreth kësaj. Fakti që, në epokën e Abramit, Jehovai i renditi kenizitët mes popujve që zinin territorin që do t’i jepej farës së Abramit (Zn 15:18, 19) nuk e mbështet idenë që kenizitët ishin pasardhës të Esaut, i cili nuk kishte lindur ende asokohe.

2. Kalebi besnik u quajt ‘biri i kenizitit Jefuneh’. (Nu 32:12; Js 14:6, 14) Jefunehu ndoshta e kishte prejardhjen nga ndonjë kenizit joizraelit (Zn 15:18, 19) që u bashkua me pasardhësit e Jakobit (Izraelit) duke u martuar me një izraelite. Megjithatë, ka më shumë të ngjarë që në rastin e tij emri ‘kenizit’ të ketë ardhur nga kreu i ndonjë shtëpie atërore të Judës që quhej Kenaz, siç quhej edhe vëllai i Kalebit.​—Js 15:17; Gjy 1:13; 1Kr 4:13.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo