KEDEMOTI
[nga rrënja e fjalës që do të thotë «lindje»].
Emri i një qyteti në lindje të Jordanit dhe, me sa duket, edhe i shkretëtirës përreth tij. Nga shkretëtira e Kedemotit Moisiu i dërgoi lajmëtarë Sihonit, mbretit amorit, dhe i kërkoi leje të kalonte përmes vendit të tij. (Lp 2:26, 27) Në fillim, Kedemoti iu dha rubenitëve, por më vonë iu caktua levitëve meraritë. (Js 13:15, 18; 21:34, 36, 37; 1Kr 6:77-79) Në përgjithësi, studiuesit përkrahin idenë se vendndodhja mund të jetë një nga tellet (pirgjet e rrënojave) afër pikënisjes së luginës së përroit të Arnonit, si Kasr-ez-Zaʽ farani, rreth 16 km në verilindje të vendit ku mendohet se ka qenë Diboni i lashtë.