BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • it “Kedari”
  • Kedari

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Kedari
  • Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Material i ngjashëm
  • Nebajoti
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Geshemi
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Arabia
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Arabët
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
Shih më tepër
Gjykim i thellë nga Shkrimet
it “Kedari”

KEDARI

[nga rrënja e fjalës që do të thotë «të jesh zeshkan»].

1. Një nga 12 bijtë e Ismaelit.​—Zn 25:13-15; 1Kr 1:29-31.

2. Fis arab që e kishte prejardhjen nga Kedari, biri i Ismaelit, dhe që u përfshi ndër «bijtë e Lindjes». Edhe vendi i tyre quhej Kedar. (Jr 2:10; 49:28, 29) Kedaritët, një popull nomad i dhënë pas blegtorisë, që mbanin dele, dhi e deve (Is 60:7; Jr 49:28, 29), ka të ngjarë që banonin në shkretëtirën Siro-Arabike në lindje të Palestinës, në veriperëndim të Gadishullit Arabik. «Fshatrat e Kedarit» (Is 42:11) mbase ishin kampe të përkohshme, por kjo shprehje mund të nënkuptojë edhe që një pjesë e kedaritëve kishin zënë disi rrënjë në një vend. Ndoshta për shkak të rëndësisë që kishin mes fiseve arabe, më vonë emri i Kedarit përdorej për tërë fiset e shkretëtirës. Në Targume dhe në literaturën rabinike, vetë Arabia quhet nganjëherë Kedar.

Shulamitja e Këngës së Solomonit tha se ishte e zeshkët si «tendat e Kedarit» (Kng 1:5, 6; krahaso Ps 120:5), që ndoshta bëheshin me lesh dhie të zi, sikurse tendat e shumë beduinëve sot. Profecia e Ezekielit i përmend «prijësit e Kedarit» bashkë me arabët si tregtarë qengjash, deshësh dhe cjepsh për qytetin tregtar të Tirit.​—Ezk 27:21.

Gjatë periudhës së sundimit të Asirisë në Lindjen e Mesme, profeti Isaia paratha se lavdia e Kedarit do të humbte befas, pasi do t’i mbeteshin fare pak harkëtarë të fuqishëm. (Is 21:16, 17) Banorët e Kedarit duhet të jenë ata që quhen kidri ose kadri në dokumentet asiriane për fushatat luftarake. Mbreti asirian Ashurbanipal i përmend kedaritët bashkë me aribi (arabët) e Nebajotin (krahaso Is 60:7) kur tregon për një fushatë ushtarake dhe mburret që u kishte marrë si plaçkë gomarë, deve e dhen.

Në një epokë të mëvonshme, Kedari u godit nga Nabukodonosori, mbreti i Babilonisë. (Jr 49:28, 29) Për pushtimin e Arabisë Veriore nga ai monark flet historiani babilonas Beros, të cilin e citon historiani Jozef.​—Kundër Apionit, I, 129, 133 (19).

Një kupë argjendi (që mendohet se i përket shekullit të pestë p.e.s.) e gjetur në Tell-el-Maskutah, Egjipt, mban këtë mbishkrim në aramaisht: «Kainu bar [bir i] Gesemi [Geshemit], mbret i Kedarit.» Geshemi i përmendur në këtë rast mund të jetë «Geshemi, arabi», që iu kundërvu rindërtimit të murit të Jerusalemit në kohën e Nehemisë.​—Ne 2:19; 6:1, 2, 6.

Dokumentet asiriane tregojnë se në faltoren e mbretit të Kedarit, Hazailit, kishte idhuj të hyjnive të rreme, si: Atarsamaini (që për asirianët ishte Ishtar Dilbati), Dai, Nahai, Ruldaiu, Atarkuruma dhe Abirilu. Një yll i artë zbukuruar me gurë të çmuar shërbente si simbol i perëndeshës Atarsamain. Sipas Talmudit babilonas (Taʽanit 5b), banorët e Kedarit adhuronin edhe ujin.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo