KADMONITËT
[nga rrënja e fjalës që do të thotë «lindje»].
Popull i renditur mes kombeve të tjera vendin e të cilave Jehovai ia premtoi farës së Abramit. (Zn 15:18-21) Me sa duket ishin fis që bënin jetë baritore ose nomade, ashtu si kenitët dhe kenizitët që përmenden bashkë me ta. (Zn 15:19) Nuk dihet me siguri ku ishte territori i tyre, por është hedhur ideja se jetonin në shkretëtirën e Sirisë, mes Palestinës e Sirisë nga njëra anë dhe lumit Eufrat nga ana tjetër.
Emri i këtij populli në hebraisht (kadhmohní ) ngjason me mbiemrin kadhmohní (lindor, Ezk 47:18), prandaj disa mendojnë se mund të ketë thjesht kuptimin ‘popuj të lindjes’. (Gjy 8:10) Gjithsesi, fakti që ky term hebraik përdoret si emër te Zanafilla 15:19, tregon se mund të bëhet fjalë për një fis të veçantë.