BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • it “Josia”
  • Josia

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Josia
  • Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Material i ngjashëm
  • Josia i përulur pati favorin e Jehovait
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2000
  • E ktheu popullin te Jehovai
    Ec me Perëndinë plot guxim
  • Josia kishte shokë të mirë
    Mësoji fëmijët
  • Dashuria e Josisë për Ligjin e Perëndisë
    Të mësojmë nga historitë e Biblës
Shih më tepër
Gjykim i thellë nga Shkrimet
it “Josia”

JOSIA

[nëse lidhet me rrënjën e një fjale në arab., Jehovai shëroftë; Jehovai ka shëruar].

1. Bir i Amonit, mbretit të Judës, dhe i Jedidës, bijës së Adajahut. (2Mb 22:1) Josia pati të paktën dy gra, Hamutalën dhe Zebidën. (2Mb 23:31, 34, 36) Nga katër bijtë e tij që përmenden në Bibël, vetëm i parëlinduri, Johanani, nuk qe mbret i Judës.​—1Kr 3:14, 15.

Josia u bë mbret i Judës në moshën 8-vjeçare, pas vrasjes së të atit dhe ekzekutimit të komplotuesve. (2Mb 21:23, 24, 26; 2Kr 33:25) Rreth gjashtë vjet më vonë, Zebida i lindi Josisë djalin e dytë, Jehojakimin. (2Mb 22:1; 23:36) Vitin e 8-të të mbretërimit të tij, Josia u përpoq të njihte dhe të plotësonte vullnetin e Jehovait. (2Kr 34:3) Gjithashtu, rreth kësaj kohe, lindi Jehoahazi (Shalumi), djali i Josisë dhe i Hamutalës.​—2Mb 22:1; 23:31; Jr 22:11.

Vitin e 12-të të mbretërimit të tij, Josia filloi një fushatë kundër idhujtarisë, e cila duket se zgjati deri vitin e 18-të të mbretërimit të tij. Ai shembi altarët që përdoreshin për adhurimin e rremë dhe i përdhosi duke djegur mbi ta eshtra njerëzish. Gjithashtu, shkatërroi shtyllat e shenjta, shëmbëlltyrat e skalitura dhe shtatoret e derdhura. Këtë fushatë spastrimi Josia u përpoq ta shtrinte deri në veri të territorit të dikurshëm të mbretërisë dhjetëfisëshe që kishte mbetur shkretë nga pushtimi asirian dhe mërgimi që e pasoi. (2Kr 34:3-8) Fjalët e Sofonisë dhe të Jeremisë kundër idhujtarisë sollën dukshëm rezultate të mira.​—Jr 1:1, 2; 3:6-10; So 1:1-6.

Kur mbreti Josia kishte pastruar Judën dhe kishte nisur meremetimin e tempullit të Jehovait, kryeprifti Hilkiah gjeti «librin e ligjit të Jehovait që ishte dhënë me anë të dorës së Moisiut», pa dyshim kopjen origjinale. Sekretari Shafan, të cilit Hilkiahu i besoi këtë gjetje të bujshme, i tregoi Josisë për ecurinë e meremetimit të tempullit e pastaj i lexoi librin. Me të dëgjuar fjalën e Perëndisë, ky mbret besnik shqeu rrobat dhe nisi një grup prej pesë burrash të pyesnin Jehovain për të dhe për popullin. Ata shkuan te profetesha Hulda, që asokohe banonte në Jerusalem, dhe u kthyen me këtë mesazh: ‘Për shkak të mosbindjes ndaj ligjit të Jehovait do të vijë gjëma. Por meqenëse ti, o mbret Josia, u përule, do të prehesh në paqe dhe nuk do ta shohësh gjëmën.’​—2Mb 22:3-20; 2Kr 34:8-28; shih HULDA.

Atëherë Josia mblodhi gjithë popullin e Judës dhe të Jerusalemit bashkë me pleqtë, priftërinjtë e profetët, dhe lexoi para tyre Ligjin e Perëndisë. Pas kësaj, ata bënë një besëlidhje për besnikëri para Jehovait. Pastaj, nisi një fushatë e dytë, me sa duket edhe më intensive, kundër idhujtarisë. U ndalua aktiviteti i priftërinjve të perëndive të huaja në Judë e në Jerusalem, priftërinjve levitë që ishin përfshirë në adhurimin e papastër në vendet e larta iu hoq privilegji për të shërbyer në altarin e Jehovait. Vendet e larta të ndërtuara shekuj më parë gjatë mbretërimit të Solomonit i nxorën jashtë përdorimit. Sipas një profecie të thënë rreth 300 vjet më parë nga një njeri i Perëndisë që nuk përmendet me emër, Josia rrëzoi altarin e ndërtuar në Bethel nga mbreti i Izraelit, Jeroboami. Vendet e larta u hoqën jo vetëm në Bethel, por edhe në qytete të tjera të Samarisë, dhe priftërinjtë idhujtarë u flijuan mbi altarët ku kishin shërbyer.​—1Mb 13:1, 2; 2Mb 23:1-20; 2Kr 34:29-33.

Vitin e 18-të të mbretërimit të tij, Josia vendosi që më 14 nisan të kremtohej Pashka. Pashkë të tillë nuk kishte pasur që nga koha e profetit Samuel. Josia vetë dha si kontribut 30.000 fli pashke dhe 3.000 kokë gjedhë.​—2Mb 23:21-23; 2Kr 35:1-19.

Rreth katër vjet më vonë, Hamutala i lindi Josisë Mataniahun (Zedekinë).​—2Mb 22:1; 23:31, 34, 36; 24:8, 17, 18.

Aty nga fundi i mbretërimit 31-vjeçar të Josisë (659-629 p.e.s.), faraoni Neko me ushtrinë e tij u nis drejt veriut për t’u shkuar në ndihmë asirianëve. Për një arsye që nuk tregohet në Bibël, mbreti Josia i shpërfilli «fjalët e Nekos që vinin nga goja e Perëndisë» dhe u përpoq t’i zmbrapste forcat egjiptiane në Megido, përpjekje gjatë së cilës u plagos për vdekje. Shërbëtorët e çuan në Jerusalem me një karrocë lufte dhe ai vdiq rrugës ose sa mbërriti atje. Vdekja e Josisë i hidhëroi shumë nënshtetasit e tij. «Tërë Juda dhe Jerusalemi mbajtën zi për Josinë. Jeremia ia nisi një kënge të përvajshme për Josinë. Tërë këngëtarët e këngëtaret vazhdojnë të tregojnë për Josinë në këngët e tyre të përvajshme deri më sot.»​—2Kr 35:20-25; 2Mb 23:29, 30; shih ASIRIA (Rënia e perandorisë).

Në Judë mbretëruan tre bij dhe një nip i Josisë, por asnjëri prej tyre nuk ndoqi shembullin e tij të mirë që të kthehej te Jehovai me gjithë zemër, shpirt dhe forcë. (2Mb 23:24, 25, 31, 32, 36, 37; 24:8, 9, 18, 19) Kjo tregon se megjithëse Josia kishte arritur të eliminonte çdo gjë që kishte lidhje me idhujtarinë, populli në përgjithësi nuk ishte kthyer te Jehovai me gjithë zemër. Për pasojë, ishte e sigurt se do të vinte një gjëmë.​—Krahaso 2Mb 23:26, 27; Jr 35:1, 13-17; 44:15-18.

2. ‘Bir i Sofonisë’ që pas mërgimit banoi në Jerusalem; ndoshta quhet edhe Hen.​—Za 6:​10, 14.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo