JOAHU
[Jehovai është vëlla (shok)].
1. Një nga derëtarët levitë që në kohën e Davidit u caktua të ruante depot; djali i tretë i Obed-Edomit.—1Kr 26:1, 4, 12-15.
2. Levit, pasardhës i Gershomit (Gershonit); bir i Zimahut. (1Kr 6:1, 19b-21) Ndoshta ishte Joahu, i cili bashkë me të birin ndihmoi në heqjen e objekteve të papastra që nxori Hezekia nga tempulli në fillim të mbretërimit të tij.—2Kr 29:1, 3, 12, 16.
3. Një nga tre burrat që mbreti Hezekia dërgoi të dëgjonin ç’kishte për të thënë rabshakehu, lajmëtari asirian, e megjithatë nuk duhej t’u përgjigjeshin akuzave dhe mburrjeve të tij. Joahu dhe dy shokët e tij i kërkuan rabshakehut t’u fliste në gjuhën siriane që e kuptonin mirë, e të mos u fliste në gjuhën e judenjve se dëgjonin njerëzit që ishin mbi murin e qytetit. Me rroba të shqyera, ata i treguan Hezekisë për kërcënimet e tij. (2Mb 18:18, 26, 36, 37; Is 36:3, 11, 21, 22) Në hebraisht, ndërtimi i shprehjes «regjistruesi Joah, biri i Asafit» lë të kuptohet se «regjistruesi» mund të ketë qenë ose Joahu, ose Asafi, por ka më shumë të ngjarë që këtë detyrë ta ketë pasur Joahu, pasi edhe për dy shokët e tij përmendet detyra që kishin.
4. Regjistruesi nëpërmjet të cilit mbreti Josia u dërgoi para punëtorëve për meremetimin e tempullit; bir i Joahazit.—2Kr 34:8-11.