BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • it “Jeseu”
  • Jeseu

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Jeseu
  • Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Material i ngjashëm
  • Pyetje nga lexuesit
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1994
  • Perëndia zgjedh Davidin
    Libri im i tregimeve biblike
  • Abigaila
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Nahashi
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
Shih më tepër
Gjykim i thellë nga Shkrimet
it “Jeseu”

JESEU

[formë e shkurtuar e emrit Ishiah që do të thotë «Jehovai bën që të harrosh»; ose ndoshta formë e shkurtuar e emrit Abisha].

I ati i mbretit David nga fisi i Judës; nip i Ruthës e i Boazit dhe një hallkë në vijën gjenealogjike që të çon nga Abrahami deri të Jezui. (Ru 4:17, 22; Mt 1:5, 6; Lu 3:31, 32) Jeseu pati tetë bij, një prej të cilëve me sa duket vdiq pa lënë djem, gjë që mund të shpjegojë pse mungon emri i tij në gjenealogjitë e Kronikave. (1Sa 16:10, 11; 17:12; 1Kr 2:12-15) Dy motrat e Davidit, Abigaila dhe Zerujaja, nuk quhen asgjëkundi bija të Jeseut, por njëra quhet ‘bijë e Nahashit’. (1Kr 2:16, 17; 2Sa 17:25) Nahashi mund të ketë qenë burri i mëparshëm i gruas së Jeseut, e kështu vajzat e tij ishin gjysmëmotra me bijtë e Jeseut; në mos Nahash ishte një emër tjetër i Jeseut ose, siç sugjerojnë disa, emri i gruas së tij.

Jeseu ishte një pronar delesh që jetonte në Betlehem. Pasi mbreti Saul u largua nga adhurimi i vërtetë, Jehovai dërgoi Samuelin në shtëpinë e Jeseut që të miroste një nga bijtë e tij si mbret. Jeseu nxori para tij shtatë djemtë më të mëdhenj, por, meqenëse Jehovai nuk zgjodhi asnjërin prej tyre, u detyrua të thërriste djalin më të vogël, Davidin, që po kulloste delet; pikërisht ky ishte i zgjedhuri i Jehovait.​—1Sa 16:1-13.

Kur Sauli e thirri Davidin në pallatin e tij që ta qetësonte duke i rënë harpës, Jeseu asokohe i moshuar i dërgoi një dhuratë bujare me anë të tij. Më vonë, ai e lejoi Davidin t’i shërbente për ca kohë Saulit në oborrin mbretëror. (1Sa 16:17-23; 17:12) Pas ca kohësh, kur duket se Davidi ishte kthyer përsëri të kujdesej për delet, Jeseu e nisi t’u çonte ushqime tre djemve të tij më të mëdhenj që shërbenin në ushtrinë e Saulit. (1Sa 17:13, 15, 17, 18, 20) Gjatë kohës që Sauli e nxori Davidin jashtë ligjit, Jeseu dhe gruaja e tij gjetën strehë në Moab.​—1Sa 22:3, 4.

Shpesh Davidi është quajtur me përçmim «biri i Jeseut» nga njerëz si Sauli, Doegu, Nabali dhe Sheba. (1Sa 20:27, 30, 31; 22:7-9, 13; 25:10; 2Sa 20:1; 1Mb 12:16; 2Kr 10:16) Por, në raste të tjera, e njëjta shprehje është përdorur me nderim nga vetë Davidi, Ezdra dhe Perëndia Jehova.​—1Sa 16:18; 17:58; 2Sa 23:1; 1Kr 10:14; 12:18; 29:26; Ps 72:20; Lu 3:32; Ve 13:22.

Premtimi profetik se ‘rrënja e Jeseut do të ngrihej si sinjal për popujt’ dhe do të gjykonte me drejtësi përmbushet te Krishti Jezu që, duke qenë i pavdekshëm, mban gjallë vijën gjenealogjike të Jeseut.​—Is 11:1-5, 10; Ro 15:8, 12.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo