BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • it “Jehieli”
  • Jehieli

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Jehieli
  • Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Material i ngjashëm
  • Jehielia
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Shekaniahu
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Jejeli
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Abdia
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
Shih më tepër
Gjykim i thellë nga Shkrimet
it “Jehieli”

JEHIELI

[rroftë ai, o Perëndi!].

1. Levit në ndarjen e dytë të muzikantëve që shoqëruan arkën e besëlidhjes nga shtëpia e Obed-Edomit deri në Jerusalem. (1Kr 15:17, 18, 20, 25, 28) Më pas, Jehieli dhe të tjerë u caktuan t’u binin veglave jashtë tendës ku qëndronte Arka.​—1Kr 16:1, 4-6.

2. Levit, pasardhës i Gershonit nga Ladani; një nga ‘krerët’. (1Kr 23:6-8) Aty nga fundi i mbretërimit të Davidit, Jehieli(a) dhe bijtë e tij (ose shtëpia atërore që mbante emrin e tij) u kujdesën për thesarin e shtëpisë së Jehovait.​—1Kr 26:21, 22; 29:8.

3. Kujdestar, ndoshta mësues, i bijve të Davidit; biri ose pasardhësi i Hakmonit.​—1Kr 27:32.

4. Bir i mbretit Jehozafat. Jehielit dhe vëllezërve të tij i ati u dha si dhuratë pasuri dhe qytete, ndërsa mbretëria i takonte vëllait të tyre më të madh, Jehoramit. Megjithatë, pas vdekjes së Jehozafatit, Jehorami vrau të gjithë vëllezërit e tij.​—2Kr 21:1-4, 12, 13.

5. Levit që ndihmoi për të hequr objektet e papastra që mbreti Hezekia nxori nga tempulli; pasardhës i Hemanit. (2Kr 29:12, 14-19) Ka të ngjarë të jetë Jehieli nr. 6.

6. Mbikëqyrës levit i caktuar për t’u kujdesur për kontributet e bollshme që solli populli në tempull gjatë mbretërimit të Hezekisë. (2Kr 31:12, 13) Ka të ngjarë të jetë Jehieli nr. 5.

7. Një nga tre ‘prijësit e shtëpisë së Perëndisë së vërtetë’ që dhanë si kontribut shumë kafshë flie për Pashkën e madhe që organizoi mbreti Josia.​—2Kr 35:8.

8. Pjesëtar i shtëpisë atërore të Joabit; i biri, Abdia, u kthye në Jerusalem me Ezdrën.​—Ezd 8:1, 9.

9. I ati i Shekaniahut që pranoi para Ezdrës fajin e madh që kish bërë populli duke marrë gra të huaja; pasardhës i Elamit. (Ezd 10:2) Jehieli i Ezdrës 10:26, që përmendet në listën e atyre që i larguan gratë e huaja dhe bijtë e tyre (Ezd 10:44), ka mundësi të jetë i njëjti person ose të paktën një pasardhës tjetër i Elamit.

10. Një nga priftërinjtë që kishin marrë gra të huaja, por që i larguan.​—Ezd 10:21, 44.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo