BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • it “Lugina e përroit të Jabokut”
  • Lugina e përroit të Jabokut

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Lugina e përroit të Jabokut
  • Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Material i ngjashëm
  • Lugina e përroit të Plepave
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Lugina e përroit të Egjiptit
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Lugina e përroit të Arnonit
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Lugina e përroit të Zeredit
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
Shih më tepër
Gjykim i thellë nga Shkrimet
it “Lugina e përroit të Jabokut”

LUGINA E PËRROIT TË JABOKUT

Një nga luginat ose vadet kryesore në lindje të Jordanit, që përmendet për herë të parë në Shkrime në rastin kur Jakobi kaloi «vaun e Jabokut» me gjithë familjen e tij. Gjithashtu, pranë këtij vau, Jakobi u kacafyt me një engjëll.​—Zn 32:22-30.

Burimet e Jabokut gjenden afër Amanit (Rabahut të lashtë), por vadi mbledh ujërat e disa përrenjve të pashtershëm dhe të shumë përrenjve dimërorë para se të derdhet në Jordan, 39 km në veri të Detit të Vdekur. Ndonëse pikënisjen dhe fundin e luginës së përroit i ndajnë vetëm nja 40 km, rrjedha gjysmërrethore e Jabokut përshkon rreth 100 km. Emri i sotëm arab, Vadi-Zarka, fjalë për fjalë do të thotë «lugina e përroit të kaltër». Këtë emër ndoshta e ka marrë ngaqë së largu Jaboku duket i kaltër në gri. Ujërat e cekëta që përshkohen me lehtësi gëlojnë nga peshqit e vegjël.

Buzë luginës së thellë pjellore ku rrjedh Jaboku, sheh kaçuba me oleandra e lloj-lloj pemësh të vogla. Kjo luginë me faqe të rrëpirëta shërbente si kufi natyror. (Lp 3:16) Dikur, pjesa e parë e luginës së përroit, që ngjitej nga jugu në veri, ishte kufiri mes amonitëve dhe amoritëve (Nu 21:24), kurse pjesa që shtrihej nga perëndimi në lindje ndante më dysh Galaadin dhe shënonte kufirin mes territoreve të mbretërve amoritë Sihon dhe Og. (Lp 2:37; Js 12:2; Gjy 11:13, 22) Sot kjo luginë është një nga rrugët më të mira për të kaluar Jordanin, kur vjen nga rajoni që në lashtësi quhej Galaad.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo