BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • it “Ithamari”
  • Ithamari

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Ithamari
  • Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Material i ngjashëm
  • Eleazari
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Pyetje nga lexuesit
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2011
  • Ahitubi
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Elisheba
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
Shih më tepër
Gjykim i thellë nga Shkrimet
it “Ithamari”

ITHAMARI

[ndoshta: babai (ose vëllai) i palmës].

Djali i Aaronit që renditet i katërti. (Da 6:23; Nu 26:60; 1Kr 6:3) Pasi mbikëqyri inventarin e materialeve të tabernakullit, Ithamari bashkë me të atin dhe vëllezërit, u emërua prift gjatë ceremonisë së përshkruar me hollësi te Dalja 29. (Da 28:1; 38:21; 40:12-15) Më vonë, kur Nadabi dhe Abihu, dy vëllezërit e tij më të mëdhenj, u ekzekutuan se kishin paraqitur «zjarr të palejueshëm», Ithamari dhe vëllai i tij i tretë, Eleazari, u urdhëruan të mos mbanin zi për ta. Më vonë, Ithamarit dhe Eleazarit iu besuan edhe më shumë detyra priftërore ndërkohë që Jehovai ua zbulonte hap pas hapi. (Le 10:1-20) Ithamarit iu besua mbikëqyrja e shërbimeve të ndryshme që kryenin në tabernakull gershonitët dhe meraritët.​—Nu 3:2-4; 4:28, 33; 7:8.

Pasardhësit e Ithamarit vazhduan të shërbenin si priftërinj dhe, gjatë kohës kur mbretëronte Sauli, Davidi dhe Solomoni, disa pjesëtarë të shtëpisë së Elit, pasardhësit të Ithamarit, kryen përkohësisht detyrën e kryepriftit. Kur Davidi organizoi shërbimin në tempull, 8 nga 24 ndarjet priftërore ishin nga shtëpia e Ithamarit. (1Kr 24:1-6; 1Sa 14:3; 22:9; shih KRYEPRIFT.) Bijtë e Ithamarit përmenden edhe në regjistrimet e shtëpive atërore të Izraelit pas mërgimit në Babiloni.​—Ezd 8:2.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo