BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • it “India”
  • India

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • India
  • Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Material i ngjashëm
  • Asueri
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Persia, persët
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Sa larg në lindje mund të shkonin misionarët?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2009
  • Dari
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
Shih më tepër
Gjykim i thellë nga Shkrimet
it “India”

INDIA

Nuk dihet me saktësi për cilën zonë përdoret në Bibël emri «India». (Es 8:9) Në përgjithësi studiuesit mendojnë se tregon zonën që laget nga lumi Ind dhe degët e tij, pra rajonin e Punxhabit e ndoshta edhe atë të Sindit. Sipas dëshmisë së historianit Herodot (III, 88, 94; IV, 44), «India» u bë pjesë e Perandorisë Perse gjatë sundimit të Dar Histaspisit (521-486 p.e.s.). Në epokën e Asuerit (që mendohet se ishte Kserksi I, bir i Dar Histaspisit), India përbënte kufirin lindor të perandorisë.​—Es 1:1.

Lugina e Indit ka shumë të ngjarë të jetë populluar pak pasi u ngatërrua gjuha e ndërtuesve të Babelit. Krahasimi i qytetërimit të lashtë të luginës së Indit me atë të Mesopotamisë nxjerr në pah ndërtime të ngjashme me platformat e zigurateve të Mesopotamisë, skulptura njerëzish me fytyra që duken si maska, karakteristikë kjo e skulpturave të moçme të Mesopotamisë, si edhe shenja të shkrimit me vizatime që ngjasojnë me shenjat e lashta të Mesopotamisë. Asiriologu Samuel N. Kremer ka hedhur idenë se në luginën e Indit banonte një popull që u largua nga Mesopotamia pasi atë zonë e shtinë në dorë sumerianët.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo