ILIRIKU
Një provincë romake me kufij që ndryshonin hera-herës, e cila ndodhej në pjesën veriperëndimore të Gadishullit Ballkanik përgjatë bregut të detit Adriatik.
Në periudhën pasi Tiberi mundi panonianët dhe dalmatët në vitin 9 të e.s., provinca romake e Ilirikut përbëhej nga dy pjesë, të cilat me kalimin e kohës u bënë dy provinca. Në fund, provinca jugore mori emrin Dalmaci.
Te Romakëve 15:19, apostulli Pavël flet për predikimin e tij në një qark që shtrihej «deri në Ilirik». Nuk mund të përcaktohet me siguri nëse shprehja origjinale greke nënkuptonte se Pavli predikoi në Ilirik apo thjesht deri aty.