IJONI
Një nga vendet që morën forcat ushtarake të Ben-Hadadit I, mbretit të Sirisë, gjatë mbretërimit të Baashës. (1Mb 15:20, 21; 2Kr 16:4) Pothuajse dy shekuj më vonë, mbreti asirian Tiglath-Pileseri III pushtoi Ijonin dhe çoi në mërgim banorët e tij. (2Mb 15:29) Ijonin zakonisht e lidhin me Tell-ed-Dibinin afro 15 km në veri-veriperëndim të Danit.