BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • it “Hulda”
  • Hulda

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Hulda
  • Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Material i ngjashëm
  • Josia
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Josia i përulur pati favorin e Jehovait
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2000
  • E ktheu popullin te Jehovai
    Ec me Perëndinë plot guxim
  • Dashuria e Josisë për Ligjin e Perëndisë
    Të mësojmë nga historitë e Biblës
Shih më tepër
Gjykim i thellë nga Shkrimet
it “Hulda”

HULDA

[trajta femërore e emrit Heled që do të thotë «jetëgjatësi; sistem»; ose ndoshta «mi-urith»].

Gruaja e Shalumit; profeteshë që banonte në Jerusalem gjatë mbretërimit të Josisë, mbretit besnik të Judës.

Kur dëgjoi fjalët e ‘librit të Ligjit’ që gjeti kryeprifti Hilkiah gjatë meremetimit të tempullit, Josia dërgoi një grup burrash te Hulda që të pyesnin Jehovain. Ajo u përcolli fjalët e Jehovait, se kombin apostat do ta zinin të gjitha gjëmat për mosbindje të regjistruara në ‘libër’. Hulda shtoi se përderisa Josia ishte përulur para Jehovait, nuk do ta shihte gjëmën, por do të bashkohej me paraardhësit e tij e do të shkonte në varr në paqe.​—2Mb 22:8-20; 2Kr 34:14-28.

Përderisa Josia gjeti vdekjen në një betejë të pakuptimtë, disa e shohin profecinë e Huldës si të pasaktë. (2Mb 23:28-30) Megjithatë, vajtja «në paqe» e Josisë në varr është në kontrast të dukshëm me «gjëmën» që do të binte mbi Judën. (2Mb 22:20; 2Kr 34:28) Josia vdiq para se të vinte ajo gjëmë në vitin 609-607 p.e.s., kur babilonasit rrethuan dhe shkatërruan Jerusalemin. Veç kësaj, shprehja ‘bashkohem me paraardhësit’ nuk e përjashton medoemos vdekjen e dhunshme në një betejë, njësoj si edhe shprehja e ngjashme ‘prehem me paraardhësit’ përdoret qoftë për dikë që është vrarë në luftë, qoftë për dikë që ka pasur një vdekje të zakonshme.​—Krahaso Lp 31:16; 1Mb 2:10; 22:34, 40.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo