BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • it “Hoshea”
  • Hoshea

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Hoshea
  • Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Material i ngjashëm
  • Soi
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Jotami
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Pekahu
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • A6-B Tabela: Profetët dhe mbretërit e Judës dhe të Izraelit (Pjesa 2)
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
Shih më tepër
Gjykim i thellë nga Shkrimet
it “Hoshea”

HOSHEA

[formë e shkurtuar e emrit Hoshajah].

1. Një nga 12 burrat që dërgoi Moisiu si zbulues në Tokën e Premtuar në vitin 1512 p.e.s.; bir i Nunit nga fisi i Efraimit. Megjithatë, Moisiu parapëlqeu ta thërriste Jehosi që do të thotë «Jehovai është shpëtim». (Nu 13:8, 16) Në Septuagintën greke ky emër shkruhet Iesoús (Jezu). Si pasues i Moisiut, në përgjithësi ai është thirrur «Josi», forma e shkurtër e emrit në hebraisht.​—Js 1:1.

2. Princ i fisit të Efraimit gjatë mbretërimit të Davidit; bir i Azaziahut.​—1Kr 27:20, 22.

3. Shqiptimi në hebraisht i emrit të Hozesë, profetit të Jehovait. Ai jetoi ndërmjet shekullit të 9-të dhe të 8-të p.e.s., gjatë kohës kur në Judë mbretëruan Uziahu, Jotami, Akazi dhe Hezekia.​—Ho 1:1; shih HOZEA.

4. Mbreti i fundit i mbretërisë veriore të Izraelit, që mori fund në vitin 740 p.e.s.; bir i Elahut. Ai bëri atë që ishte e keqe në sytë e Jehovait, por jo si mbretërit e tjerë para tij. (2Mb 17:1, 2) Hoshea nuk gëzonte të drejtën për të marrë fronin, dhe as nuk pati ndonjë mirosje të veçantë nga Perëndia për t’u bërë mbret. Ai e mori fronin me forcë duke komplotuar kundër mbretit Pekah dhe duke e vrarë. Libri i Dytë i Mbretërve 15:30 thotë se Hoshea vrau Pekahun dhe «filloi të mbretëronte në vend të tij në vitin e njëzetë të mbretërimit të Jotamit». Përderisa Jotami, mbreti i Judës, mbretëroi vetëm 16 vjet (2Mb 15:32, 33; 2Kr 27:1, 8), ndoshta është fjala për vitin e 20-të pas fillimit të mbretërimit të tij, që i bie të ketë qenë viti i 4-t i mbretërimit të Akazit, pasuesit të Jotamit.​—Shih JOTAMI nr. 3.

Megjithatë, duket se Hoshea u pranua plotësisht si mbret i Izraelit më vonë. Libri i Dytë i Mbretërve 17:1 thotë se, vitin e 12-të të mbretërimit të Akazit, Hoshea «u bë mbret i Izraelit në Samari, dhe mbretëroi nëntë vjet». Kështu, ka mundësi që nga kjo kohë Hoshea të ketë ushtruar autoritetin e tij mbi gjithë vendin nga Samaria. Ndoshta për këtë e mbështetën asirianët, pasi në regjistrimet e mbajtura për mbretin asirian Tiglath-Pileseri III thuhet se ai e vuri Hoshenë në fron.​—Shih tabelën «Data të rëndësishme gjatë periudhës së mbretërve të Judës dhe të Izraelit» te zëri KRONOLOGJIA në botimin anglisht.

Shalmaneseri V, pasuesi i Tiglath-Pileserit III, e detyroi Hoshenë të paguante haraç. Mirëpo, Hoshea pa e bërë të gjatë i dërgoi lajmëtarë Soit, mbretit të Egjiptit, për t’i kërkuar ndihmë dhe kështu nuk ia pagoi më haraçin asirianëve. Kur e mori vesh këtë komplot të fshehtë, Shalmaneseri V e futi Hoshenë në burg dhe rrethoi Samarinë. Në vitin 740 p.e.s., pas një rrethimi që zgjati 3 vjet, qyteti u dorëzua, banorët e tij u morën në mërgim dhe mbretërisë separatiste të Izraelit, të përbërë nga dhjetë fise, i erdhi fundi.​—2Mb 17:3-6.

5. Një nga krerët e popullit, pasardhësi i të cilit, në mos ai vetë, pranoi propozimin e levitëve për një marrëveshje të denjë për besim në kohën e Nehemisë.​—Ne 9:5, 38; 10:1, 14, 23.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo