HORESHI
[vend pyjor].
Vend në shkretëtirën e Zifit ku Davidi u fsheh nga Sauli. Po këtu Jonatani e pranoi Davidin si mbretin e ardhshëm të Izraelit dhe të dy burrat «bënë një besëlidhje» se do ta mbështetnin njëri-tjetrin. (1Sa 23:15-19) Mendohet se Horeshi është Kirbet-Khoreisa e sotme, rreth 9 km në jug-juglindje të Hebronit.