BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • it “Hezroni”
  • Hezroni

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Hezroni
  • Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Material i ngjashëm
  • Hezronitët
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Kaleb-Efratahu
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Rami
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Adari
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
Shih më tepër
Gjykim i thellë nga Shkrimet
it “Hezroni”

HEZRONI

[oborr; vendbanim].

1. Biri i Rubenit dhe kreu i të parëve të «hezronitëve».​—Zn 46:9; Da 6:14; Nu 26:4-6; 1Kr 5:3.

2. Djali i Perezit dhe kreu i familjes së «hezronitëve» të Judës; paraardhës i mbretit David dhe i Jezu Krishtit. (Zn 46:12; Nu 26:20, 21; Ru 4:18-22; Mt 1:3; Lu 3:33) Në moshën 60-vjeçare, Hezroni mori për grua të bijën e Makirit, e cila i lindi Segubin. (1Kr 2:21) Bijtë e tij, Jerahmeli, Rami dhe Kelubai (Kalebi), duket se kishin lindur më parë.​—1Kr 2:9, 18, 25.

Sipas 1 Kronikave 2:24, siç është përkthyer në tekstin masoretik, Hezroni vdiq në Kaleb-Efratah, dhe pas vdekjes së tij, Abijaha, vejusha e tij, lindi Ashurin, të atin e Tekoas. Megjithatë, disa studiues janë të mendimit që teksti masoretik nuk përmban tekstin origjinal, pasi Hezroni renditet mes 70 ‘shpirtrave të shtëpisë së Jakobit në Egjipt’, pra, duhet të ketë vdekur atje. (Zn 46:12, 26, 27) Veç kësaj, atyre u duket e pamundur që në Egjipt të ketë pasur një vend që mbante emrin hebraik Kaleb-Efratah. Kështu, shumë përkthyes e kanë korrigjuar 1 Kronikave 2:24 që të përkojë më shumë me tekstin e Septuagintës greke dhe të Vulgatës latine. Përkthimi ECM thotë në këtë varg: «Pas vdekjes së Hecronit, gruaja e të cilit quhej Avija, Kalevi fjeti me Efratën, dhe ajo i lindi Ashhurin, themeluesin e Tekoas.» Përkthimi nga Simon Filipaj thotë: «Kur vdiq Hesroni, Kalebi hyri tek Efrata, gruaja e babës së tij. Por Hesroni pati për grua edhe Abinë, prej të cilës i lindi Ashuri, babai i Tekuesë.» Kështu, sipas këtyre modifikimeve, «Ashuri» ose «Ashhuri» është ose i biri i Hezronit dhe i Abisë (Abijahës), ose i biri i Kalebit dhe Efratahës.

3. Qytet në kufirin jugor të Judës mes Kadesh-Barneas dhe Adarit. (Js 15:1-3) Megjithatë, tregimi paralel te Numrat 34:4 nuk i përmend veç e veç Hezronin dhe Adarin, por thotë «Hazar-Adar», që nënkupton se Hezroni ose Hazari ka mundësi të ishte afër Adarit, në mos ishte i njëjti vend.​—Shih ADARI nr. 2.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo