HENADADI
Levit, pasardhësit e të cilit shërbyen si mbikëqyrës gjatë rindërtimit të tempullit nga Zorobabeli. (Ezd 3:8, 9) Dy nga pasardhësit e Henadadit përmenden me emër mes atyre që meremetuan murin e Jerusalemit dhe një pasardhës tjetër vulosi dokumentin e rrëfimit gjatë kohës së guvernatorit Nehemia.—Ne 3:17, 18, 24; 9:38; 10:1, 9.