HAZAR-SUSAHU
[oborr (vendbanim) i pelës].
Qytet-enklavë i Simeonit në viset jugore të Judës (Js 19:1, 2, 5), i quajtur edhe Hazar-Susim. (1Kr 4:31) Në një listë të ngjashme të qyteteve që iu caktuan fillimisht Judës thuhet «Sansanahu» në vend se Hazar-Susahu. (Js 15:21, 31) Disa mendojnë se ishin dy vende të ndryshme dhe sugjerojnë se Sansanahu ndodhej në veri-verilindje të Beer-Shebës, kurse Hazar-Susahu rreth 26 km në perëndim të Beer-Shebës, në Sbalat-Abu-Susein, afër rrafshinave të Filistisë. Mirëpo, një sërë studiuesish mendojnë se Hazar-Susahu duhet të jetë thjesht emër dytësor i Sansanahut, dhe kuptimi i tij përshkruan një rol të rëndësishëm të këtij vendi. Nëse Hazar-Susahu është Sansanahu, tani për tani mund të lidhet me Kirbet-esh-Shamsanijatin në veri-verilindje të Beer-Shebës, afër vendndodhjes së mundshme të Madmanahut (ka të ngjarë Beth-Markaboti), që renditet para (Hazar-Susahut, Hazar-Susimit ose Sansanahut) në shkrimet e mësipërme.—Shih BETH-MARKABOTI.