BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • it “Harimi”
  • Harimi

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Harimi
  • Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Material i ngjashëm
  • Malkijahu
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Rehumi
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Maluku
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Adnai
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
Shih më tepër
Gjykim i thellë nga Shkrimet
it “Harimi”

HARIMI

[i kushtuar; i ndaluar].

1. Prift nga linja e Aaronit i zgjedhur me short në krye të ndarjes së 3-të nga 24 ndarjet priftërore të organizuara nga Davidi. (1Kr 24:1, 3, 7, 8) «Bijtë [ose pasardhësit] e Harimit», 1.017 veta, përmenden mes priftërinjve të kohës pas mërgimit që u kthyen nga Babilonia në vitin 537 p.e.s. (Ezd 2:1, 2, 36, 39; Ne 7:42) Kreu i kësaj shtëpie atërore në brezin pasardhës ishte Adnai. (Ne 12:12, 15) Pesë «nga bijtë e Harimit» morën gra të huaja, por i larguan sipas këshillës së Ezdrës. (Ezd 10:10, 11, 21, 44) Një përfaqësues i familjes (ose ndoshta një pjesëtar i saj me të njëjtin emër) vulosi besëlidhjen për besnikëri pas mbërritjes së Nehemisë në vitin 455 p.e.s.​—Ne 9:38; 10:1, 5, 8.

2. Ati i një familjeje jopriftërore, 320 pjesëtarë të së cilës u kthyen nga Babilonia në Jerusalem me Zorobabelin. (Ezd 2:1, 2, 32; Ne 7:35) Njësoj si pjesëtarët e familjes priftërore me të njëjtin emër (nr. 1), tetë pasardhës të këtij Harimi morën gra të huaja dhe më pas i larguan. (Ezd 10:25, 31, 32, 44) Po ashtu, përfaqësuesi i tyre vulosi ‘marrëveshjen e denjë për besim’ të bërë gjatë kohës së guvernatorit Nehemia. (Ne 9:38; 10:1, 14, 27) Një ‘bir’ i Harimit, Malkijahu, ndihmoi në meremetimin e murit të Jerusalemit.​—Ne 3:11.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo