BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • it “Gjigantët”
  • Gjigantët

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Gjigantët
  • Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Material i ngjashëm
  • Goliadi
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Refaimët
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Nefilimët
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Ishbi-Benobi
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
Shih më tepër
Gjykim i thellë nga Shkrimet
it “Gjigantët”

GJIGANTËT

Bibla tregon për disa burra me shtat të jashtëzakonshëm. I tillë ishte Ogu, mbreti i Bashanit, një refaim. Vigu ku u vendos kufoma e tij ishte nëntë kute (4 m) i gjatë dhe katër kute (1,8 m) i gjerë. (Lp 3:11) Goliadi nga Gathi, që vrau Davidi, ishte gjashtë kute e një pëllëmbë (2,9 m) i gjatë. Tregues i shtatit dhe i forcës së Goliadit ishte pesha e armaturës së tij. Thuraku prej bakri peshonte 5.000 sikla (57 kg), kurse maja e hekurt e heshtës peshonte 600 sikla (6,8 kg).—1Sa 17:4-7.

Përveç Ogut e Goliadit, kishte edhe refaimë të tjerë jashtëzakonisht të mëdhenj, si: Ishbi-Benobi, bakri i heshtës së të cilit peshonte 300 sikla (3,4 kg) (2Sa 21:16); Safi ose Sipai (2Sa 21:18; 1Kr 20:4); Lahmi, vëllai i Goliadit, «që e kishte shkopin e heshtës si shul tezgjahu» (1Kr 20:5) dhe një burrë me shtat të jashtëzakonshëm që kishte gjashtë gishta në secilën dorë e në secilën këmbë, gjithsej 24 (2Sa 21:20).

Zbuluesit që nuk kishin besim, u raportuan izraelitëve se në Kanaan kishin parë ‘gjigantët, bijtë e Anakut që vinin nga nefilimët’. Ata thanë se ‘u ishte dukur vetja si karkaleca, e po kështu iu ishin dukur edhe atyre’. (Nu 13:33) Këta burra me shtat të jashtëzakonshëm, të quajtur bijtë e Anakut (që ka të ngjarë të ketë kuptimin «qafëgjatë [d.m.th. shtatlartë]»), nuk ishin vërtet nefilimë, siç i paraqitën, por thjesht burra jashtëzakonisht të gjatë. Në fakt, nefilimët, pasardhësit e engjëjve dhe të grave (Zn 6:4), u zhdukën gjatë Përmbytjes.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo