BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • it “Geshemi”
  • Geshemi

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Geshemi
  • Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Material i ngjashëm
  • Sanballati
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Nehemia
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • «Vazhdo ta mundësh të keqen me të mirën»
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2007
  • Pika kryesore nga libri i Nehemisë
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2006
Shih më tepër
Gjykim i thellë nga Shkrimet
it “Geshemi”

GESHEMI

[ndoshta: rrebesh].

Arab që, bashkë me Sanballatin dhe Tobinë, iu kundërvu Nehemisë për rindërtimin e murit të Jerusalemit. Fillimisht këta armiq e përqeshën Neheminë dhe shokët e tij. (Ne 2:19) Pastaj komplotuan kundër tij, por nuk patën sukses. (Ne 6:1-4) Në fund, Sanballati i dërgoi një letër Nehemisë, ku përmendte akuzën e Geshemit se ai dhe judenjtë po thurnin plane për t’u rebeluar që Nehemia të bëhej mbreti i tyre. Por edhe kjo tentativë dështoi. (Ne 6:5-7) Fakti që Sanballati citoi fjalët e Geshemit në letër mund të tregojë se ai ishte një njeri me ndikim. Vlen të përmendim se pas pushtimit të Egjiptit nga Persia, marrëdhëniet mes oborrit persian dhe fiseve arabe ishin të mira.

Në një mbishkrim të gjetur në Dedanin e lashtë, në veri të Arabisë, përmendet emri Gashm, një formë dialektore e emrit Geshem. Vetë emri Geshem shfaqet në një mbishkrim aramaik mbi një kupë argjendi të gjetur në Egjipt. Në tekst thuhet: «Ajo që Kainu Bar-Gesemi [Geshemi], mbreti i Kedarit, i solli si blatim [perëndeshës] Han-ʼIlat.»​—Journal of Near Eastern Studies, 1956, vëll. XV, f. 2.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo